Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku replikë me Braçen: Qeveria ka prodhuar një sistem të deformuar që favorizon pakicën dhe ndëshkon shumicën

02/05/2024
Tabaku replikë me Braçen: Qeveria ka prodhuar një sistem të deformuar që favorizon pakicën dhe ndëshkon shumicën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë seancës parlamentare të së enjtes ka pasur një replikë të fortë mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe atij socialist Erion Braçe. Në fjalën e saj znj Tabaku foli në lidhje me taksimin e profesionistëve të lirë duke akuzuar qeverinë që po rëndon barrën fiskale ndaj shtresës së mesme. Në përgjigje të kësaj z. Braçe iu përgjigj zonjës Tabaku në lidhje me drejtësinë e kësaj forme taksimi. Sipas tij të vetëpunësuarit realisht duhet të taksohen njësoj si ato që punojnë duke marrë shembullin e dy mjekëve që njëri paguan Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP) dhe tjetri që ofron shërbimin me NIPT nuk paguan taksë.

Këtu znj Tabaku iu përgjigj në një replikë ku theksoi se arsyeja përse njerëzit kanë filluar ti shmangen TAP duke krijuar NIPT për shërbime erdhi ditën kur qeveria socialiste krijoi sistemin me 7 nivele përfshirë dhe taksën progresive “Në cikle elektorale Partia Socialiste ka hequr taksa të isa kategorive. Ka hequr taksën e disa bizneseve dhe i ka çedukuar këto biznese. I ka mësuar këto biznese që të punojnë pa taksa! Se shtet pa taksa normalisht nuk ka, e tani shteti poi a merr mbrapsht dhe poi a merr trefish mbrapsht. Po ia merr në mënyrë të padrejtë nga si duhet t’ia merrte. Ky është sistemi që është ngritur. I deformuar! I padrejtë! Me shtatë nivele! Favorizon pakicën dhe penalizon shumicën! Dhe këtë sot kërkojmë që të korrigjojmë. Këtë po kërkojmë të ndryshojmë që mos paguajmë padrejtësisht, që sot puna e tyre të ketë vlerë sepse përjashtimet fiskale që kalojnë në këtë parlament dhe politikat fiskale që kalojnë me ligj në këtë parlament i japin hapësirë dhe mundësi dhe atyre që duan ta gënjejnë sistemin që ta gënjejnë atë. Po, është e vërtetë dhe pata një komunikim me një mjek pak ditë më parë dhe thanë atë që thoni ju dhe morrën si shembull. Po pse i ikën TAP duke hapur NIPT? U detyruan që të marrin një vendim të tillë se është e paaftë administrata tatimore për të kontrolluar informalitetin dhe duhet të taksojmë profesionistët e lirë?” u shpreh deputetja demokrate Tabaku

REPLIKA E PLOTË/ “E dëgjova me shumë interes kolegun siç e dëgjoj gjithmonë. Më vjen mirë që diskutimet që kanë bërë profesionistët e lirë në parlament qënkan dëgjuar. Ka dy çështje këtu; përse u detyruan mjekët që nga Tatimi për të Ardhurat Personale të hapin një NIPT? Kush e prishi sistemin? Që e deformoi? Që e bëri të padrejtë? Që i nxiti ato në informalitet? Pse sot duhet patjetër që të hapësh një NIPT dhe të krijon mundësi sistemi se është i tillë sistemi me shtatë nivele dhe jo të paguash një Tatim mbi të Arhurat Personale siç paguajnë të gjithë. Në cikle elektorale Partia Socialiste ka hequr taksa të isa kategorive. Ka hequr taksën e disa bizneseve dhe i ka çedukuar këto biznese. I ka mësuar këto biznese që të punojnë pa taksa! Se shtet pa taksa normalisht nuk ka, e tani shteti poi a merr mbrapsht dhe poi a merr trefish mbrapsht. Po ia merr në mënyrë të padrejtë nga si duhet t’ia merrte. Ky është sistemi që është ngritur. I deformuar! I padrejtë! Me shtatë nivele! Favorizon pakicën dhe penalizon shumicën! Dhe këtë sot kërkojmë që të korrigjojmë. Këtë po kërkojmë të ndryshojmë që mos paguajmë padrejtësisht, që sot puna e tyre të ketë vlerë sepse përjashtimet fiskale që kalojnë në këtë parlament dhe politikat fiskale që kalojnë me ligj në këtë parlament i japin hapësirë dhe mundësi dhe atyre që duan ta gënjejnë sistemin që ta gënjejnë atë. Po, është e vërtetë dhe pata një komunikim me një mjek pak ditë më parë dhe thanë atë që thoni ju dhe morrën si shembull. Po pse i ikën TAP duke hapur NIPT? U detyruan që të marrin një vendim të tillë se është e paaftë administrata tatimore për të kontrolluar informalitetin dhe duhet të taksojmë profesionistët e lirë? se është e paaftë qeveria që të venosë një taksë të drejtë dhe duhet vendosur taksë mbi këto profesionistë që kanë një normë shpenzimi shumë më të lartë për llojin e biznesit? Këtë pyetje nuk i është përgjigjur dot as ministri dhe askush tjetër. Pse këto biznese kanë një trajtim të padrejtë krahasuar me fitimin që kanë ndryshe nga çdo biznes tjetër. Këtë mundësi ia ofroi sistemi i padrejtë! Ia ofroi sistemi socialist që rriti deri në 223% taksat he sot detyron që t’ia marrë vit pas viti më shumë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.