Berisha: Kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i...

Berisha: Kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë

109
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi këtë mbrëmje edhe pyetjen e kreut të bashkisë Erion Veliaj në SPAK. Kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë, tha ndër të tjera Berisha.

”Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.
E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.
Ky kryehajdut i bashkisë.
Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.
Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.
Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.
Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.
Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY