Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

29/04/2024
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend se modeli i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka turpëruar Shqipërinë dhe jo gjetjet e RAI3.

Bardhi tha se Rama ka vendosur të fshihet si frikacak referuar kërkesës së opozitës për interpelancë me kryeministrin në lidhje me investigimin e “Rai3” për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

”Ju keni vendosur të grisni kushtetutën dhe rregulloren sa herë kërkohet që Rama të japë llogari dhe ky i fundit ka vendosur të fshihet si frikacak. Ky Kuvend sot do të duhet të distancohet nga sjella e Ramës ndaj Rai3. E vërteta turpëron Ramën. Të thuash të vërtetat nuk ka aspak të bëjë me imazhin e Shqipërisë.

Imazhi i Olsi Ramës dhe Engjëll Agaçit nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve, por janë ata qytetarë të ndershëm që nuk pasurohen përmes korrupsionit, që shkëlqejnë me punë të ndershme. Investigimi në asnjë rast bëhet mbrojtës i narko-shtetit që ka ndërtuar Rama, nxjerr të vërteta me qeverinë e Ramës që ka treguar se e ka fuqizuar krimin e organizuar. Ishte prokurori i antimafias të Napolit që tregon se mafia është e fortë se vjen nga një shtet ku korrupsioni ka lulëzuar në çdo sektor. Shqetësim ka qenë nevoja për të kthyer qeverisjen në shërbim të qytetarëve. Rama mund t’i fshihet Kuvendit, por kërkesës së qytetave që qeverisja të jetë në shërbim të tyre, nuk i fshihet dot”, deklaroi Bardhi në Kuvend.

Ndërsa ministrja  e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali iu përgjigj me ironi opozitës, duke ju referuar faktit që mbrëmjen e djeshme, Rai3 nuk transmetoi pjesën e dytë të investigimit siç kishte paralajmëruar.

“E bleu dhe Rain ky dikatori, siç ka blerë Departamentin e Shtetit, Merkelin, Sançezin dhe Komisionin e Venecias. Ky diktatori i Tiranës që shet Shqipërinë për të blerë vota, mund t’i ketë çuar Rait nja 30 a 70 meleon Euro nga ato që i kanë tepruar pasi bleu Melonin. Përtej tij ka një llogari morale, një faturë dinjitetit që duhet paguar. Këtu zë fill edhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Kanalizimeve të Ujërave të Zeza Mediatike (KUZM), edhe Rai qenka shitur te edi rama. E meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska vazhduar të sjellë në Tiranë produktin e KUZM mbi fytyrën e Shqipërisë, për t’i derdhur në shtëpitë e italianëve, kjo na qenka prova e radhës e fuqisë censuruese të Edi Ramës”, tha Spiropali. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.