EKSKLUZIVE/ Goditja e drejtorit të rëndësishëm të Financave nga burri i ministres...

EKSKLUZIVE/ Goditja e drejtorit të rëndësishëm të Financave nga burri i ministres Delina Ibrahimaj, cfarë thanë në hetime Eri, Andri, dhe 2 dëshmitarë

695
0
Shares

Një ngjarje që ka ndodhur më 21 nëntor të vitit 2023 ku u përfshi burri i një prej ministrave të kabinetit Rama është ruajtur me kujdes nga policia dhe prokuroria duke ia dalë t’ia fshehin medias për shumë muaj.

Bëhet fjalë për një rrahje dhe përdorim thike, gozhde, apo kacavide mes Andri Ibrahimaj, burrit të ish ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, aktualisht ministre e Sipërmarrjes.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pazarit të Ri afër një kafeje ku më herët Ibrahimaj po qëndronte me një mikun e tij.

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga Koshaj. Policia e ka referuar në prokurori dhe prokuroria ka mbyllur hetimet pasi sic shkruhet në vedimin për mbylljen e cështjes , Koshaj nuk shfrytëzoi mundësinë për të bërë një kërkesë në gjykatë për dëmshpërblim.

Egzaminimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore thotë se tek Koshaj janë konstatuar gërvishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mprehës.

Konflikti ndodhi kur një mik i të shoqit të Ibrahimaj u largua nga puna prej Koshaj pas përfundimit të kontratës. Miku i burrit të ministres. Olsi M. mbante detyrën e zëvëndësdrejtorit juridik në Agjencisë që drejtonte Koshaj.

Cfarë deklaruan palët në prokurori:

Andri Ibrahimaj ka deklaruar në prokurori se e ka goditur shtetasin Eri Koshaj për shkak se e ka ofenduar rëndë nga e shoqja, Delina Ibrahimaj. Droni.al zotëron një pjesë të mirë të dokumentacionit që shoqëron këtë ngjarje, si edhe dëshmitë.

Motivi është verifikuar edhe nga disa biseda të regjistruara mes Eri Koshaj dhe T. R., nëna e Andri Ibrahimaj.

Motivi i goditjes sipas drejtorit të agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj është se është goditur për shkak të detyrës për arsye se shtetasi Olsi M, shok i Andrit ishte shkarkuar nga detyra  në institucionin që drejton Eri.

I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, Olsi M. ka mohuar që të jetë ankuar te shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra apo ta ketë shtyrë atë të konfliktohej me shtetasin Eri Koshaj.

Olsi M. ka shpjeguar se me 31 tetor 2023 i ka mbaruar kontrata si zëvëndësdrejtor juridik në Agjenci dhe drejtori Koshaj nuk ia ka rinovuar kontratën. Ai pranon se e njeh Ibrahimaj që në fëmijëri por nuk ka miqësi aq të madhe me të sa të kërkojë të ndërhyjë për tia rinovuar kontratën.

Pak ditë më vonë ka ndodhur edhe rrahja dhe goditja me një mjet prerës apo gërvishës të Eri Koshaj nga ana e Andri Ibrahimaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar.

Për këtë në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen është pyetur Eriklein M. i cili ka shpjeguar se ka qënë sëbashku me Andrin duke pire kafe kur kanë ardhur dy persona per ta takuar. Njeri prej tyre e terheq Andrin dhe fillojne dhe shtyhen e konfliktohen duke u rrëzuar pertoke. Personi qe ka filluar konfliktin ka share me fjale banale edhe gjate largimit. Ai sqaron se Andri nuk ka pasur mjet preres thike.

Ndërkaq në prokurori drejtori Eri Koshaj ka depozituar nje USB ku ka regjistruar disa biseda te kryera me shtetasen T. R, e cila është nëna e Andri Ibrahimaj, biseda te kryera ne aplikacionin whatsup dhe disa biseda ambientale te zhvilluara ndermjet tyre ne nje ambient kafeneje.

Bisedat e kryera ne aplikacionin wehatsup jane printuar dhe nga leximi i permbajtjes rezulton se të dy bisedojne lidhje me kete ngjarje dhe T. shprehet e shqetësuar pse kjo perse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kerkuar falje e këshillon që të dy djemte te mos grindeshin me njeri tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vellezer.

Pas dëgjimit të këtyre bisedave prokuroria arrin në përfundimin se gjate bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte  ndodhur per  shkak se Eri Koshaj kishte share bashkeshorten e Andri Ibrahimaj dhe e ne grindje e siper ky i fundit kishte goditur me gozhde. Ndërkaq gruaja e këshillon Eri Koshajn qe: “Olsin do ma mbash mire”.

Prokuroria konstaton se edhe nga regjistrimet e dorëzuara nga Eri Koshaj nuk rezulton që ky të jetë i goditur për shkak të detyrës.

Dëmtimet e pësuara nga Eri Koshaj hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë të ‘Dëmtimeve të tjera me dashje’. Ndërkaq fyerjet e pretenduara nga ana e Andri Ibrahimaj hyjnë në fushën e veoprimit të veprës penale ‘Fyerja’.

Bazuar në ligj personi i dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të kërkojë shpërblim për dëmin që i është shkaktuar.

Pasi Koshaj nuk i ka shkuar deri në fund kësaj cështjeje që me sa duket është heshtur nga ndëryrja e vjehrrës së ministres, prokuria ka realizuar mbylljen e cështjes. r.k

(Cdo perdorim i informacionit te mesiperm nga mediat e tjera lejohet vetem duke vendosur linkun e materialit te publikuar ne droni.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY