DIBËR/ Mori kredi në emrin e tjetrit përmes postës, si ia doli...

DIBËR/ Mori kredi në emrin e tjetrit përmes postës, si ia doli të kalonte barrierat

644
0
Shares

Një person po hetohet në Dibër pasi mori një kredi përmes postës në emër të dikujt tjetër. I gjithë procesi i aplikimit shkoi mirë pasi zyrtarja e postës nuk i kërkoi dokument.

”Drejtoria Vendore e Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka aplikuar pranë Degës Postare Peshkopi, në emër të një shtetasi tjetër, me qëllim përfitimin e një kredie pranë një shoqërie financiare. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal edhe për shtetasen I. K., 34 vjeçe, punonjëse e Degës Postare, pasi ka pranuar aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit”, njoftoi policia e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY