Të gjitha propozimet e PD për reformën zgjedhore. Bylykbashi: Rikthimi i koalicioneve,...

Të gjitha propozimet e PD për reformën zgjedhore. Bylykbashi: Rikthimi i koalicioneve, vota e diasporës

105
0
Shares

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha sot se PD kërkon lista të hapura, rikthimin e koalicioneve zgjedhore dhe votën e diasporës.

Bylykbashi tha se shtylla tjetër e rëndësishme e qëndrimit të PD-së në lidhje me Reformën Zgjedhore është edhe ndëshkimi më i rëndë për krimet në votime, bërjen e votimit të detyrueshëm. Bylykbashi ka theksuar gjithashtu se Partia Demokratike angazhohet që të bëjë realitet votën e diasporës.

Qëndrimi ynë ka 2 linja kryesore, e para PD kërkon rikthimin tek marrëveshja e 5 Qershorit 2020, është një marrëveshje që ka jo vetëm trajtimin e plotë të problematikave të zgjedhjeve, ka vetëm rëndim të çështjeve, për rrjedhojë cënimin e votës së shqiptarëve. Një marrëveshje që u përshëndet nga kancelaritë diplomatike në Uashington dhe u përshëndet nga Brukseli dhe Berlini. Është një bazë shumë e fortë që të ecim para dhe Edi Rama nuk mundet t’i shmanget. Kërkojmë rikthimin e koalicioneve që kanë qenë në 2020, ku të gjitha partitë e koalicionit shfaqen me emrin e vet dhe kanë kutinë ku zgjedhësi zgjedh cilin do, kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit”, tha nënkryetari i PD.

Qëndrimet e PD për reformën zgjedhore:

Duke konsideruar se:

1. Problemet e zgjedhjeve në Shqipëri, sikurse evidentuar ngaraportet e opozitës por mbi të gjitha nënvizuar me forcë ngaRaportet përfundimtare të zgjedhjeve të ODIHR përzgjedhjet për Kuvendin 2021 dhe zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore 2023, janë të një natyre tejet të rëndëdhe kërkojnë adresim të menjëhershëm nëpërmjet forcimittë mekanizmave ligjorë dhe rikthimit të garantimit tëzgjedhjeve në krye të prioriteteve të agjencive ligjzbatuese.

Këto problematika të rënda, rikthejnë pas më shumë se 2 dekadash kryefjalën te fshehtësia dhe liria e votës, hartimi ilistave korrekte të zgjedhjeve, keqpërdorimi i skajshëm iburimeve shtetërore dhe administratës publike nga partia nëpushtet, etj.

2. Një reformë e vërtetë konsensuale zgjedhore mesmazhorancës dhe opozitës është thelbësore dhe parësorepër stabilitetin demokratik. Është e favorshme përnormalizimin e krizës politike ka përfshirë parlamentindhe politikën Shqipëri.

Një reformë zgjedhore konsensuale në dekadën përfshin2002-2012, e kryer përmes komiteteve parlamentaredypartiake-opozitë, ka ofruar një kuadër ligjor shëndoshësiç thuhet nga OSBE/ODIHR dhe ka përmirësuarvazhdimisht zgjedhjet. Një reformë e tillë konsensuale ishte thelb dy rotacioneve paqësore pushtetit, 2005 kur koalicioni i qendrës djathtë i udhëhequr nga PD erdhi pushtet dhe 2013 kur një aleancë e udhëhequrnga socialistët mori detyrën.

Një komision dhe një proces reformash i besuarreciprokisht kanë ndihmuar shpesh shterimin e konfliktitpolitik, rritjen e legjitimitetit zgjedhjeve dhe sirezultat, vitin 2013, zgjedhjet u hoqën nga lista e problemeve lidhje me integrimin BE.

3. Në kushtet e mësipërme Partia Demokratike angazhohet tëkontribuojë aktivisht për adresimin e menjëhershëm tëproblematikave të rënda që ka procesi zgjedhor në Shqipërinëpërmjet dhënies së kontributit dhe konsensusit në tryezëne Reformës Zgjedhore sapo të garantohen parakushtetminimale të një funksionimi normal të mekanizmit për tëadresuar këtë reformë.
a) Procedurialisht nëpërmjet:
Garantimit të gjithëpërfshirjes dhe përfaqësimit të drejtëtë opozitës parlamentare në të;
Garancive që vetëm produkti i dakordësuar i komisionitbipartisan të reformës zgjedhore do të diskutohet dheeventualisht votohet në Kuvendin e Shqipërisë.
b) Substancialisht
PD kërkon rikthimin te dakordësia e fundit e arriturnëpërmjet pozitës dhe opozitës (5 qershor 2020), për cilin ka dhe një marrëveshje firmosur nëpërmjetpalëve dhe të mbështetur nga partnerët strategjikë dheorganizatat ndërkombëtare, e për pasojë zhbërjen e pasojave dhe ndryshimeve njëanshme kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor (korrik dhe shtator 2020), posaçërishtpër:
o Rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë kusecila parti anëtare e një koalicioni ka të drejtë tëgarojë me emrin e saj në fletën e votimit duke idhënë zgjedhësit të drejtën të votojë për partinë qëpreferon, brenda koalicionit. Kjo formë koalicionika funksionuar me sukses dhe pa asnjë problem nga2003-2020 dhe ka siguruar dy rotacione politike(2005 dhe 2013).
o Eleminimin e pabarazisë së votës dhe padrejtësisësë rezultatit që prodhuan ndryshimet e njëanshmekushtetuese dhe Kodit Zgjedhor (korrik dheshtator 2020) në sistemin zgjedhor.

o Partia Demokratike qëndron plotësisht për listat e hapura përputhje me standartin e aplikuar ngashumica dërrmuese e mbi 90% vendeve përdorin listat e hapura.

PD angazhohet të adresojë nëpërmjet përmirësimit tëkuadrit ligjor ekzistues dhe veçanërisht të forcimit tëkornizës ligjore penale rekomandimet përfundimtare tëODIHR të përmbajtura në raportet 2021 dhe 2023, me fokus tek:
o Përfshirja e shtetit në zgjedhje, përdorimi iburimeve shtetërore dhe pushtetit normativ në favor të partisë në pushtet;
o Shitblerja e votës dhe posaçerisht blerja e të drejtëssë votës së zgjedhësit për të votuar duke i penguartë dalin në votim. Votimi i detyrueshëm siguronushtrimin e plotë të së drejtës së votës (sipasshembujve të Greqisë, Belgjikës, Australisë).
o Cënimi i sekretit dhe lirisë së votës, veçanërishtnëpërmjet sistemit të patronazhimit, përdorimi i tëdhënave personale të mbledhura nëpërmjetinstitucioneve shtetërore, ushtrim i presionit para dhe gjatë ditës së votimit.

PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më tëshkurtër, të bëjë realitet votën e të gjithë shtetasveshqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit, aty kuata banojnë, sipas detyrimeve aktuale që burojnë ngaKodi Zgjedhor, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese idatës 9 dhjetor 2022, me të njëjtat standarte dhe garancisi shtetasit që votojnë brenda vendit. Sistemi i votimit shtetasve shqiptarë me banim përhershëm jashtëvendit duhet të thjeshtohet nga procedurat e rënduara tëregjistrimit me qëllim shmangien e kontrollit dhe filtraveqeveritare. Sistemi i votimit për këtë kategorizgjedhësish, duhet të jetë efikas dhe i paanshëm dhe nukduhet të shërbejë për të ndikuar njëanshmërisht nërezultat.

PD angazhohet që të analizojë me seriozitet problematikatserioze të shfaqura në zgjedhjet e fundit përsa i përketprocesit të votmit dhe numërimit elektronik, me qëllimarritjen e një vendimmarrje përfundimtare e cila do t’ijapë fund fazës hibride të pilotimit të tij në disa zona, nëpërmjet shtrirjes së tij në të gjithë vendin, ose heqjesdorë përfundimisht prej këtij sistemi. KQZ ka dështuar tëzbatojë garancitë që ligji parashikon për zgjedhësin që tëkonfirmojë dhe hedhë votën në liri të plotë. Votimi ngapersona të tretë dhe/ose operatorë teknikë të KQZ përbënvepër penale dhe është antikushtetues sipasjurisprudencës kushtetuese të vitit 2002. Mungesa e njëauditimi të pavarur të çertifikuar, pas tre pilotimesh ngaviti 2021, cënon besimin në menaxhimin e votimitelektronik.
PD angazhohet të rikthejë balancimin dhe besueshmërinëe KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Zgjedhjet e fundit kanëdemonstruar kontroll politik të njëanshëm organevekryesore të administrimit dhe drejtësisë zgjedhore, me pasojë refuzimin e ankesave të mbështetura në fakte dheligjërim të praktikave të paligjshme në favor të partisë nëpushtet, me pasoja të rënda mbi zgjedhjet.
PD angazhohet që të kontribuojë për të forcuar sanksionetpenale për financimin e paligjshëm elektoral veçanërishttë atij me orgjinë të huaj me qëllim evitimin e infiltrimittë këtij lloj financimi në procesin zgjedhor dhe mbajtjespërgjegjës penalisht në mënyrë të drejtpërdrejtë, personave/ subjekteve që përfitojnë prej tij.
PD angazhohet që, në përputhje me rekomandimin e parëprioritar të Raportit Final të OSBE/ODIHR për zgjedhjete 14 majit 2023, të kontribuojë për të bërë vërtet efektivendalimet dhe sanksionet e përmbajtura në kornizënligjore aktuale për keqpërdorimin e burimeve dheresurseve shtetërore, shitblerjes së votës dhekeqpërdorimit të të dhënave personale, nëpërmjetadoptimit të një mekanizmi të përhershëm mbikqyrës, por të pajisur me fuqi ekzekutive, me përbërjepërfaqësues të prokurorisë së posaçme, prokurorisë sëpërgjithshme, përfaqësues të KQZ dhe  të agjencive tëtjera ligjzbatuese, të drejtuar nga prokuroria e posaçme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY