Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm, ngjarja e rëndë që e...

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm, ngjarja e rëndë që e mban gjithmonë në burg

443
0
Shares

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun, të akuzuar për 2 vrasje në Lushnjë në atë ngjarje që njihet si “Masakra e Lushnjes” e cila ndodhi në këtë qytet në shtator të 2017.

Në vendimin e saj gjykata thotë se Haxhiu duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ky ishte edhe dënimi i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme para dy javësh.

Laert Haxhiu mbahet i arrestuar në Greqi ndërsa  autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Laert Haxhiu së bashku me Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin, të dënuar me burgim të përjetshëm, akuzohen për “Masakrën e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Besohet se objektivi i autorëve ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili ishte kthyer në Shqipëri një ditë para këtij krimi. Por pak çaste para ngjarjes, ai u shkëput nga shokët dhe shkoi për tu qethur, duke i shpëtuar kështu atentatit.

Si shkak i vrasjes besohet një konflikt i vjetër që familja Haxhiu kishte me bandën e Aldo Bares e cila i dogji banesën xhaxhait të Laert Haxhiut.

Detajet e vendimit:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme tëShkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e çështjen penale me Nr. akti 4/5/13/47/88, datë 17.12.2020, në ngarkim të pandehurit: Laert Haxhiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim kryer për hakmarrje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit XhulioShkurti, kryer në bashkëpunim të veçantë atë grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 22, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 22 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim në veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 274, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/l i Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët: Erjon Çela, AtalantaZeqiraj dhe Flojera Davidhi bazuar në nenet 22, 28/4, 55, 78/2, 79/dh, 333/a/1, 334/1/2 të K.Penal, nenet 4/2, 387, 328/1 shkronja “ç”, 390, 393 dhe 485 të K.Pr.Penale me vendimin Nr. 26, datë 24.04.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje, mbetur në tentativë ndaj viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë, në lidhje me nenet 22 dhe 28 pika 4 të K.Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, ndaj viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, në lidhje me nenin 28 pika 4 të K.Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
3. Deklarimin fajtor të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë, në lidhje me nenin 28 pika 4 të K.Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
4. Deklarimin fajtor të pandehurit Laert Haxhiu për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
5. Pushimin e akuzës penale në ngarkim të pandehurit LaertHaxhiu për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28 pika 4 të K.Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
6. Në aplikim të nenit 55 paragrafi i parë i K.Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të pandehurit LaertHaxhiu me një dënim të vetëm, atë me burgim të përjetshëm.
7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Laert Haxhiu të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
8. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit i lihen në ngarkim të pandehurit Laert Haxhiu në mënyrë solidare bashkë me të dënuarit Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, ndërsa shpenzimet e gjykimit i lihen në ngarkim të pandehurit Laert Haxhiu.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY