Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Prokurori Braho, ende asnjë hetim për Veliajn dhe asnjë sekuestrim për 5D”

23/04/2024
“Prokurori Braho, ende asnjë hetim për Veliajn dhe asnjë sekuestrim për 5D”
Share on FacebookShare on Whatsapp

45 tendera me vlerë 28 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi janë përfitimet e grupit 5D në bashkinë e Tiranës faktuar kjo me dokumenta nga anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi një vit më parë.

“SPAK dhe në këtë rast prokurori Klodian Braho, duket se janë mjaftuar vetëm me arrestimin e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, duke kursyer për të disatën herë kreun e kësaj organizate kriminale, si dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga kjo foltore, prej më shumë se 7 muajsh kam bërë publike dokumentacionin që e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës.

Nga kjo foltore kam publikuar komunikime telefonike dhe e-maile që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës.

Nga kjo foltore kam bërë publike shkresën e zv/ Kryeministres Belinda Balluku, që e shkruante e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj është përgjegjës direkt për bllokimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, për të cilën do të mbante ai përgjegjësi për dëmin që po i shkaktonte palës shtet.

Nga kjo foltore u kam dërguar prokurorëve të SPAK intervistën e ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, ku e akuzonte direkt Erion Veliajn se është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë, këto 4 javë kemi patur mundësi të lexojmë të gjithë dosjen e kompanisë 5D, ku punonjëset shprehen hapur se pronar në hotelin e kësaj kompanie është “LALI”, e “lal” të vetëshpallur veç një ka në Shqipëri, ai është Erion Veliaj”, deklaroi Këlliçi.

Ai theksoi se renditi të gjitha këto fakte pasi ende sot nga SPAK nuk ka asnjë veprim për të sekuestruar asetet dhe paratë e kompanisë së Inceneratorit te Tiranës, por me flagrant është fakti se ende pas 1 muaji nuk kemi asnjë bllokim të aseteve të kompanisë së 5 Drejtorëve.

“Administratori Nestor Muhametllari është i lirë dhe asetet e llogaritë bankare vazhdojnë të jenë të pa sekuestruara.

E gjitha kjo është një drejtësi me regji, ku arrestojmë disa drejtorë që mbajnë burgun për shefin dhe paratë e pronarit faktit Erion Veliaj, nuk guxojnë të preken.

I bëjmë thirrje SPAK, se hetime boshe për të arrestuar disa drejtorë, hajdutë banalë që i kanë shërbyer shefit, për të vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, NUK QUHEN DREJTËSI.

Sot, jo nesër, por SOT, duhet të bllokohen të gjitha asetet e kompanisë 5D, Redi Mollës, Mariglen Qatos, Nestor Muhametllarit dhe çdo individi tjetër të përfshirë, duke mos harruar njëlloj si në dosjen e inceneratorëve, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn”, tha Këlliçi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.