Dyshime mbi vlerësimin e kandidatëve të rinj te Shkolla e Magjistraturës

Dyshime mbi vlerësimin e kandidatëve të rinj te Shkolla e Magjistraturës

168
0
Shares

Kandidatë për magjistratë kanë protestuar një ditë më parë tek shkolla e Magjistraturës duke hedhur dyshime në cilësinë e vlerësimit të provimit të pranimit.

Fillimisht është shpallur edhe lista fituese e studentëve nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për t’u renditur në krye.

Por 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121. Pasi janë njohur me këtë fakt 27 prej kandidatëve i kanë dërguar një peticion drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ku i kërkojnë anulimin e konkursit.

“Nga Drejtori i Shkollës z. Rakipi u pranua ditën e sotme se procesi i korrigjimit ka pasur probleme pasi pajisja scantron nuk ka funksionuar dhe po në datën 22 prill pasi janë larguar kandidatët janë korrigjuar edhe njëherë tezat pa prezencën e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me katër pikë plus për kandidatët fitues duke çuar listën përfundimtare fituese në 121 kandidatë. Ky fakt ka cenuar rëndë procesin dhe transparencën e cila parashikohet në Rregulloren e Brendshme të Shkollës. Sa më sipër kërkojmë anulimin e provimit të pranimit”, thuhet në peticion.

Ndërsa drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka shpjeguar se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht scantron kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues.

“Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është 100 pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi për Top Channel.

Kjo është hera e parë që vihet në dyshim në mënyrë publike dhe masive nga kandidatët, vlerësimi në provimin e magjistraturës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY