Një person me inicialet I. K., 42 vjeç, u arrestua sot nga policia e Elbasanit.
Ai është banues në fshatin Gostimë dhe ishte shpallur në kërkim që nga viti 2016.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë”, njoftoi policia e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/