Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protestuesit e vënë zjarrin bashkisë së Tiranës: Na keni vjedhur, ikni!

19/04/2024
Protestuesit e vënë zjarrin bashkisë së Tiranës: Na keni vjedhur, ikni!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një numër i madh qytetarësh protestuan sot para bashkisë së Tiranës ndërsa i kanë vënë zjarrin me flakadanë dhe molotov, bashkisë së Tiranës.

Reagimi i tyre vjen në shenjë proteste për skandalin në vjedhjen e milionave eurove nga firmat e krijuar nga drejtorët e bashkisë.

Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës u provokua sërish nga forcat e rendit pasi në mesin e protestuesve ishin edhe të paktën dy policë të infiltruar. Ata u identifikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ndërkaq anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se Veliaj ende ruan marrëdhëniet me inceneratorët.
“Njeriu, që nga ky shehs sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill. në Holandë së bashku me prestanomët e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori!

Ku keni parë një institucion tjetër ën botë, ku titullarët, nëpunësit publikë, janë të gjithë nga i pari te i fundit, biznesmenë?!

Ku keni parë një nëpunës publik që paguhet me 700 euro në muaj, të ketë kompani që vlejnë dhjetëra milionë euro?!

Me kë tallen këta? Kë përqeshin këta?!

Në këtë institucion, prapa këtyre mureve, fshihet një frikacak që ka frikë nga ju, nga qytetarët, po mbi të gjitha ka frikë nga drejtësia se ka kryer shumë krime.

Unë i jap fjalën të gjtihë këtij institucioni, që për të gjithë ata nëpunës të ndershëm që edhe para çastesh vijonin të na çonin denoncime, informacione, për korrupsionin që ndodh brenda, ne do t’i garantojmë anonimatin e plotë dhe sigurisht që do t’i respektojmë, por i garantojmë që të gjithë se banditët që strehohen në zyrat e bashkisë Tiranë me në krye pronarin faktik të inceneratorit Tiranë dhe të bandës 5D, Erion Veliaj, do të japin llogari dhe do të mbajnë përgjegjësi një më një para qytetarëve. Ka ardhur momenti që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre!”, tha Këlliçi.

Ndërsa nënkryetari i këshillit Bashkiak Dorian Teliti tha se bashkia vodhi 30 milionë euro.

“Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund t’i shërbenin shumë Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin. Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet”, tha Teliti.

Anëtari i këshillit bashkiak Tedi Blushi tha se koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! “Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit”, tha Blushi. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Paralajmërohet protesta tjetër e opozitës: Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës

28/03/2026
Berisha: Vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione

Berisha: Vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione

28/03/2026
Arrestohen 9 kamarierë e banakierë të lokaleve të natës në ish Bllok, kokainë dhe MDMA

Arrestohen 9 kamarierë e banakierë të lokaleve të natës në ish Bllok, kokainë dhe MDMA

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Paralajmërohet protesta tjetër e opozitës: Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës

28/03/2026
Berisha: Vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione

Berisha: Vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.