Nis gjyqi për ‘Sterilizimin’, 9 të pandehur. Çështja mund të kthehet për...

Nis gjyqi për ‘Sterilizimin’, 9 të pandehur. Çështja mund të kthehet për hetime të thelluara

144
0
Shares

Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për çështjen “Sterilizimi”, ku gjyqtarja Flojera Davidhi do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim, nëse do e kthejë në SPAK për plotësim hetimesh apo nëse do pushojë akuzat ndaj 9 të pandehurve.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg. Konkretisht ish zëvëndës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave.

I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40, nën shoqërinë e avokatit të tij Ermal Yzeiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY