Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Zogaj të Shkodrës rreth orës 02:10. Shtetasi J. Ç., 52 vjeç, ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Bashkëshortja e tij arriti të dalë pa dëmtime. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkakun e zjarrit.
“Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/