Ministria e Jashtme, 2 numra telefoni për shqiptarët në Izrael. Dronët e...

Ministria e Jashtme, 2 numra telefoni për shqiptarët në Izrael. Dronët e Iranit mund të kapen para se të arrijnë Izraelin

301
0
Shares

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve që ndodhen në Izrael, ndërsa Irani lajmëroi një sulm me dronë e raketa kundër këtij vendi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe ëhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601”, përfundon njoftimi.

Ndërsa dronët iranianë pritet të arrijnë Izraelin nga ora 1 e mëngjesit të sotëm Izraeli thotë se dronët iranianë mund të elemimohen prej tyre para se ata të hyjnë në qiellin izraelit. Ushtria izraelite synon të parandaloj dronët e lëshuar nga Irani para se të arrijnë në qiellin izraelit, sipas një zyrtari ushtarak, raporton CNN.

Izraeli parashikon që Irani mund të lëshojë valë shtesë të dronëve me kalimin e kohës dhe po monitoron asetet e tjera iraniane për lloje të tjera sulmesh, shtoi zyrtari ushtarak izraelit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY