Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare dyditore në Paris, takim me Macron

Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare dyditore në Paris, takim me Macron

113
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht nëpromovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëriaofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe nëperspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve fushën e teknologji dhe inovacionit.

Konkretisht, ditën e premte në orën 8.30, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve tëFrancës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjozefranceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimitdo të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime nëShqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

premten, në orën 12.30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do tëmbërrijë Pallatin Elysee, ku do mikpritet nga Presidentifrancez Emmanuel Macron  me të cilin do të mbajnë edhe njëdeklaratë për shtyp.

Më pas, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentitfrancez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshjendërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

orën 14.45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti FrancezMacron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

Axhenda do të vijojë orën 16.00 me vizitën dhe takimet nëSTATION F, inkubatori i madh botë i startup-eve dheinovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit tëInovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edheSekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritardo jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja  e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin AdeaPirdeni. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY