Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vezë e gurë mbi dyert e dritaret e blinduara të bashkisë. Çfarë thanë Noka, Bardhi dhe Argita Malltezi

05/04/2024
Vezë e gurë mbi dyert e dritaret e blinduara të bashkisë. Çfarë thanë Noka, Bardhi dhe Argita Malltezi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetarët kanë hedhur gurë e vezë në dyert e dritaret e blinduara të bashkisë. Në protestë morën pjesë drejtuesit kryesorë të PD dhe PL.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se qytetarët po protestojnë pasi në krye të bashkisë së Tiranës është simboli i babëzisë dhe kreu i vjedhjes me skemën  ‘5D’ dhe inceneratorëve .

“Ne jemi sot në rolin e një qytetari në këtë protestë. Foto e publikuar dje, janë foto të resorteve turistike të pallateve në Tiranë të dhëna me lejen e Veliajt. Taksat e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar për ndërtimin e pallateve dhe resorteve të drejtorëve të Veliajt.

Del në përgjime se Veliaj është ortak me to. Kur ka akuza të tilla, gjëja më minimale është që të dorëhiqet dhe të hetohet skandali.

I bëj thirrje drejtuesit të inceneratorit që të japë dorëheqje pasi ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët e Tiranës”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Veliaj nuk do të duhej që të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por të shoqëronte pesë vartësit e tij në burg.

“Pa asnjë diskutim përbën shkak dhe ajo që ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës, ku brenda një periudhe të shkurtër i kanë dhënë vetës 22 milionë euro është e qartë situata ku ka përfunduar qeverisja qendrore dhe ajo lokale.

Veliaj nuk do të duhet që të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por të shoqëronte pesë vartësit e tij në burg.

Ky nuk është një rast i shkëputur dhe është e njëjtë skemë e përdorur nga drejtuesi i ARRSH dhe është në çdo bashki të vendit që drejtohet nga socialistët.”

Argita Malltezi që po ashtu ishte në protestë tha se duhet ndalur që tani Erion Veliaj, më vonë do të kemi një Edi Rama bis.

“Sigurisht që protesta dhe reagimi popullor do t’i shërbejë jo vetëm rrëzimit të këtij sistemi dhe këtij modeli, që është një kancer për shoqërinë shqiptare, por në radhë të parë për çeljen e rrugës së ndërtimit të një modeli që të jetë i qëndrueshëm për të gjithë ata që duan të banojnë në Shqipëri, për të gjithë ata që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri.

Kështu që unë jam me shpresë kjo shpresë do të mbështetet dhe do të ketë solidarizim nga masa e gjërë. Ky nuk është thjesht një kryebashkiak. Ky është një kryebashkiak që synon të jetë nesër kryeministër.

Nëse doni që për 13 vite të tjera të keni një Edi Ramë –bis,  por një model të shëmtuar të Edi Ramës, një kopje të shëmtuar të Edi Ramës, atëherë mos reagoni; vazhdoni dhe ky do të jetë modeli që do të predominojë. Por unë jam e bindur që do të jetë e kundërta dhe që ashtu sikurse këta njerëz sot janë ngritur, kanë lënë punën e tyre dhe kanë ardhur për të reaguar kundër kësaj vjedhjeje, shumë të tjerë do t’i bashkohen kësaj kauze”, tha Argita Malltezi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.