VIDEO/Si deklaronte Veliaj për kompaninë 5D dhe drejtorët e tij aksionerë

VIDEO/Si deklaronte Veliaj për kompaninë 5D dhe drejtorët e tij aksionerë

135
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha sot se me datë 26 Prill 2023, në cilësinë e kandidatit për Bashkinë Tiranë, ka bërë publike skemën e plotë të korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë përmes kompanisë 5D Konstruksion.

Vetëm një ditë më pas, më datë 27 Prill, Prokurori Klodian Braho regjistroi kallëzimin penal kryesisht për 5 drejtorët hajdutë të Erion Veliajt.

Po atë mbrëmje, të datës 27 prill 2023, Erion Veliaj doli në emisionin Opinion për të shpalosur programin 4 vjeçar të vjedhjes së Tiranës 2023 -2027.

“Për këtë denoncim, Mariglen Qato më bëri padi për shpifje në Gjykatën Penale Tiranë dhe nuk u paraqit kurrë në seancë, për shkak se padia i duhej vetëm Erionit për gënjeshtrën e rradhës në fushatë.

Deklaratat patetike se drejtësia e re e hartuar nga vetë Erioni dhe Rilindja e Edi Ramës, na qënkërka shantazhuar nga unë, janë sa qesharake po aq dhe pa vlerë. Erion Veliaj bën mirë të heshtë dhe të presë arrestimin e plotë të shtabit elektoral të zgjedhjeve të 14 Majit, e në fund bën mirë që të presë me buzëqeshje deklaratën që vetë Edi Rama, shumë shpejtë do të shkruajë për të.

Sa i përket hetimeve të SPAK-ut, arrestimet e 5 drejtorëve të deritanishëm nuk janë drejtësi e plotë, nëse nuk do të ndiqen paratë, nëse nuk sekuestrohen asetet e këtyre individëve dhe kompanive të lidhura me ta, duke i kthyer përfundimisht të gjitha paratë e vjedhura prej tyre në buxhetin e shtetit, në të mirë të taksapaguesve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të ndjekim zyrtarisht dhe në mënyrë ligjore hetimet jo vetëm për të arrestuarit e deritanishëm, por dhe për pjesën tjetër të bandës në Bashkinë e Tiranës si: Herion Rrapaj (i cili me bitumin e fabrikës së Bashkisë, shtroi asfaltin elektoral ndëkohë që fiktivisht bënin proçedura tenderuese me kompani private), Arben Maloku (i cili ka ngritur një skemë identike si 5D dhe ka ndërtuar 3 kate pa leje në mes të Tiranës), Ermal Kapllanaj (i cili u vu në shërbim të Inceneratorit të Tiranës duke shantazhuar të gjithë biznesin e ndërtimit), Alban Dokushin (personi përgjegjës për tjetërsimin e pronave publike, por mbi të gjitha Drejtori të cilit i kishte humbur pronësia e landfillit të Sharrës), Elton Kacidhja (drejtori i UKT që i cili i dha tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos) dhe Elvin Tivarin (për të cilin Mirela Kumbaro firmosi statusin special për ndërtimin e hotelit 15 milionë euro në Durrës)”, deklaroi Këlliçi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY