Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ne ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit

28/03/2024
Berisha: Ne ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha thabsot përmes një mesazhi online se PD opozita e parë që kërkoi anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit. Kjo na dha reputacion të mirë në qarqet euroatlantike, tha ai në ceremoninë që mbajti PD me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Ne sot nderojmë 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por me datën 4 prill ne nderojmë 75-vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, më 4 prill të vitit 1949 në Uashington.
Edhe ky themelim ishte mrekullia më e madhe e lirisë së kombeve, të hapësirës euroatlantike, pas Luftës së Dytë Botërore.
Themelimi i NATO-s, 75 vite më parë, në konceptin e presidentit Truman, ishte garantimi i sigurisë kolektive të këtyre kombeve, dhe jo vetëm të kombeve që dolën fitimtare nga lufta, por edhe atyre që u ndodhën në pozicionin tjetër, por që kishin përqafuar rrugën e lirisë, për t’i mbrojtur ata që të ndërtojnë në paqe të ardhmen e tyre, dhe për t’i mbrojtur nga ekspansioni i sistemit komunist.
NATO përmbushi misionin e saj historik. Kampi socialist u shpërbë.
Falimentoi sistemi komunist në vendet ish-komuniste. Së bashku me të, u shpërbë edhe blloku i Traktatit të Varshavës.
Në këtë kontekst, rënia e Murit të Berlinit e gjeti NATO-n, pasi kishte humbur kundërshtarin e saj dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e saj ishin jo të pakta.
Por mendoj se përgjigjen e parë më të drejtë, por edhe të një rëndësie jetike për të ardhmen e NATO-s, e dhanë dy shtetarë vizionarë: Helmut Kohl dhe Xhorxh Herbert Bush.
Kancelari gjerman Helmut Kohl punonte për një Gjermani të bashkuar në NATO dhe BE.
Duhet të pranojmë, përveç presidentit Bush, udhëheqësit e tjerë të asaj kohë, nuk ndjeheshin mirë me bashkimin e Gjermanisë.
Presidenti Bush e mbështeti plotësisht procesin, me opinionin dhe bindjen, se një Gjermani e bashkuar, ishte fitore e lirisë, ishte fitore e Europës.
Rënia e Murit të Berlinit solli rënien e diktaturave komuniste në Europë njëra pas tjetrit. E fundit ra në Shqipëri diktatura komuniste.
Por duhet të theksojmë se nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste, do të ishte opozita shqiptare e para, ajo që do kërkonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Kjo, ndoshta sepse opozitat e vendeve të tjera, përsëri ndjenin frikën e Rusisë dhe shpallën si kërkesë të tyre asaj kohe, neutralitetin apo botën pa blloqe, gjë që përbënte një gabim, sepse ishte një reminishencë e diplomacisë para rënies së Murit të Berlinit.
Kjo kishte ndikim në psikologjinë e përgjithshme, por kjo nuk ndodhi me opozitën shqiptare.
Sapo u ngrit në këmbë, sapo u themelua, PD shpalli se anëtarësimi në NATO do të ishte objektivi i saj.
Mendoj se ky qëndrim paksa i veçantë, i dha Shqipërisë të paktën një reputacion të mirë në qarqet atlantike. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në Shkodër

Mbrojtja e Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca paraprake

24/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

24/02/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Apeli shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në Shkodër

Mbrojtja e Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca paraprake

24/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.