10 FAKTE/ Gazment Bardhi publikon dokumentat e TIMS: Olsi Rama i përfshirë...

10 FAKTE/ Gazment Bardhi publikon dokumentat e TIMS: Olsi Rama i përfshirë në kokainën e Xibrakës

199
0
Shares

N/kryetari i PD, Gazment Bardhi publikoi sot disa dokumenta të cilat sipas tij provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e makinës në Xibrakë.

Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikit përdorën të njëjtën makinë 18 herë.

Me këto të dhëna bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë, tha Bardhi në një konferencë shtypi në selinë e PD.
Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës. Prokuroria të rihapë hetimin për rolin e Olsi Ramës në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, kërkoi Bardhi.
Unë kam një pyetje tha Rama ndaj Edi Ramës: Çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?

10 FAKTET DHE “RASTËSITË DOMETHËNËSE” QË PROVOJNË PËRFSHIRJEN E OLSI RAMËS NË DOSJEN “XIBRAKA” JANË:

1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.
2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.
3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.
4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.
5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).
7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.
DEKLARATË E PLOTË E GAZMENT BARDHIT / Pak kohë më parë, bëra të njohur faktin se disponoj prova që e lidhin Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit tëShqipërisë, me organizatën kriminale të trafikimit tëdrogës në Xibrakë, organizatë kjo e zbuluar 10 vite mëparë nga organet ligjzbatuese gjermane. 

Këto prova faktojnë se Shqipëria nuk udhëhiqet nga njëqeveri demokratike, por sundohet nga një kryeministër imarrë peng nga organizatat kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Ky është cilësimi më i butë që munda të bëja për Edi Ramën. Sepse faktet që do të prezatoj sot mund ta bëjnëbashkëpunëtor apo në aleancë me këto organizata tëkrimit të organizuar.

Çështja “Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe i ngritjes së krimit. Ishte laboratori i parë i kokainës qëzbulohej në Shqipëri vetëm 1 vit pas ardhjes në pushtet tëEdi Ramës.

Siç ju kujtohet besoj, zbulimi i laboratorit të  kokainës nuk ishte një vepër e policisë shqiptare. Megjithëse në njëvend të hapur, me aktivitet të pazakontë, as policia jonë, as shërbimi ynë sekret, nën komandën e kryeministrit, nuk kishin asnjë informacion.

Sinjalizimi erdhi nga Prokuroria gjermane në Hanover, e cila kishte rënë në gjurmë të organizatës kriminale tëGenci Xhixhës dhe planeve për të trafikuar kokainë nëGjermani.

Vetëm pas sinjalizimit nga Gjermania, policia shqiptare zbuloi në Nëntor 2014 laboratorin e kokainës, lëndën e parë për nxjerrjen e kokainës dhe arrestoi 9 persona. Njëaksion i madh, që dështoi të arrestojë kreun e organizatës, Genci Xhixha, i cili u kthye nga rruga ditën e operacionit tëarrestimit.

Sa për rifreskim të kujtesës, të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale dhe janë prej vitesh qytetarë të lirë. Ndërsa Genci Xhixha, nuk u gjend asnjëherë nga policia shqiptare.

Dhe ka një arsye për këtë.

Kreu i organizatës që trafikonte kokainë nga Kolumbia nëShqipëri për ta tregtuar në Gjermani, ishte mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, Edi Rama.

Të gjitha këto ju i keni dëgjuar ndër vite, por sot nuk jam këtu për të bërë akuza politike apo për të hedhur baltë, siçi pëlqen Edi Ramës të quajë gjithçka që implikon pushtetin apo familjarë të tij me krimin.

Unë sot jam këtu për të sjellë fakte që gjenden në dosjen penale të Xibrakës. Fakte dhe rrethana që nuk u hetuan asnjëherë të plota, megjithëse ekzistonte, të paktën deri para disa vitesh, një dosje hetimore paralele sekrete me dosjen e Xibrakës.

Këto fakte dhe rrethana që gjenden në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, provojnë marrëdhënien e besimit mes kryetrafikantit të arratisur të drogës sëXibrakës dhe vëllait të kryeministrit.

Lë të vijmë tek faktet, të cilat, dua ta theksoj, janë të gjitha në dosjen penale, janë zyrtare, nuk janë akuza politike.

Prokuroria në Mars 2016, pasi ka identifikuar të gjithëpersonat e përfshirë, ka dështuar të identifikojë vetëm njëperson, të cilin e quan “bashkëpunëtorin e paidentifikuar” dhe për të cilin ka hapur një procedim të vecuar penal, me qëllim që të gjejë identitetin e tij, që në fakt e la në harresëdhe nuk e gjeti kurrë.

FAKTI 1 – DOKUMENTI I PROKURORISË SË KRIMEVE TË RËNDA PËR NDARJEN E ÇËSHTJES.

Pra, sipas dosjes penale policia ka identifikuar çdo person të përfshirë, përveç një personi që shoqërohej me drejtuesit kryesorë të grupit. Ajo i di pamjen personit, i difiks moshën, por nuk i ka gjetur dot emrin!

Ky person i paidentifikuar nga policia, një ditë përpara operacionit për arrestimin e grupit, pra më 13 janar 2015, ka qenë prezent në bazën e grupit kriminal, në një nga zonat e Tiranës, sëbashku me drejtuesit kryesorë të grupit kriminal. Nga raportet e shërbimit të grupeve policore tëvëzhgimit personi pa emër përshkruhet, po citoj:personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, përdorues automjetit me targa AA653DM.

Vëllai i kryeministrit Edi Rama është i datëlindjes 09.09.1969 dhe në vitin 2014-2015 ka qenë ekzaktësisht 45 vjeç. Por do të ishte qesharake të akuzosh dikë vetëm për shkak të moshës dhe të pamjes.

Nuk do ta bëja nëse nuk do të disponoja të dhëna se Olsi Rama, sipas provave të sistemit TIMS, është ekzaktësisht përdorues i automjetit me targa AA653DM.

FAKT 2 – FOTO E TIMS-IT TË OLSIT DHE GRUPIT ME AA653DM.

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM.

Gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani për ngritjen e laboratorit të kokainës, automjeti me targa AA653DM është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). E ndërsa tre tëtjerët janë identifikuar nga Policia, duke përshkruar edhe automjetet me të cilët kanë lëvizur gjatë takimit me grupinkriminal në bazën e tyre në Tiranë, 45 vjecari, përdorues i automjetit me targa AA653DM nuk është identifikuar me emër. Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin në dosje moshën fikse të personit, por jo emrin!

Përdorimi i një automjeti nga i njëjti grup personash, tregon ndër të tjera besimin dhe miqësinë e ngushtë qëkanë katër personat e sipërcituar me njëri-tjetrin.

Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014, në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. 

TIMS provon se nga 18 udhëtime me hyrje-dalje jashtëvendit, të automjetit me targën AA653DM, në 7 raste automjeti është përdorur prej Olsi Ramës dhe herët e tjera nga treshja e narko-organizatës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha, Gentjan Gjonaj.  

Për fat të keq, për 10 vite me radhë, policia dhe prokuroria kanë dështuar të identifikojnë zyrtarisht të vetmin person të afërt të krerëve të grupit kriminal, që kryente takime me ta në bazën e tyre sekrete në Tiranë, përdorte të njëjtën makinë si ata dhe me ata, ka të njëjtën moshë dhe pamje me Olsi Ramën, i cili faktohet se përdor edhe ky të njëjtën makinë si grupi kriminal dhe 45 vjeçari i paidentifikuar.

Po ashtu, policia dhe prokuroria nuk zbuluan kurrë dhe nuk arrestuan kurrë kreun e organizatës, Genci Xhixhën, i cili u arratis nga Shqipëria në 14 Janar. Një datë kjo që ka një përkim tjetër shumë interesant në TIMS.

Ditën e operacionit, kur kryetrafikanti Xhixha kthehet  nga rruga që kishte nisur me drejtim Elbasanin, pasi u njoftua paraprakisht për mundësinë e ndërhyrjes së Policisë në Laborator, Olsi Rama është rregjistruar duke dalë nga kufiri në Morinë pasdite, rreth 40 minuta pas kryerjes sëarrestimeve në Xibrakë. Makina me të cilën udhëtonte, jashtë cdo rregulli nuk është rregjistruar në sistemin TIMS, duke lënë çdo dyshim hapur se ai mund të ketë nxjerrëGenci Xhixhën jashtë kufirit të Shqipërisë.

Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk mund të ketërastësi në një grup kriminal që ka planifikuar me detaje trafikimin e drogës nga Kolumbia, ngritjen e laboratorit nëShqipëri dhe trafikimin e drogës në Gjermani. Nuk mund të ketë rastësi shoqërimi me vëllanë e kryeministrit dhe përdorimi prej tyre i të njëjtit automjet në kohën e planifikimit dhe ekzekutimit të planit për trafikimin e drogës. Madje për të qenë pak më specifik, në mënyrë qëtë largohet çdo hamendësim për rastësi. Makina me targën AA653DM nuk është e vetmja që Olsi Rama ka përdorur bashkë me anëtarët e grupit kriminal. Të dhënat tregojnë gjithashtu se ato bashkërisht përdorin edhe automjetet me targa AA393FJ dhe AA030LA.

Por pa i hyrë edhe këtyre detajeve të tjera, që i kam lehtësisht të provueshme, sot, qytetarët duan të dinë pa vonesë nga SPAK-u se çfarë fati ka pësuar dosja e veçuar sekrete me personin e paidentifikuar nga policia, që ka tëgjitha ngjashmëritë me Olsi Ramën.

Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq të prokurorisë, saqë drejtësia ka për detyrë tërihapë dosjen menjëherë. Të dhënat e TIMS-it që unëpublikova sot, do të mjaftonin për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

10 faktet dhe “rastësitë domethënëse” që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen “Xibraka” janë:

1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.
2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.
3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.
4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.
5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).
7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për tëhetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut tëdrogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani, na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova është para jush, prova është kjo dosje.

Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje:

Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhëtë planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës nëXibrakë?  

Kur foli për herë të fundit për këtë çështje, në emisionin “Opinion”, Edi Rama nuk dha asnjë përgjigje. Përdori gjuhë fyese ndaj meje, por nuk u mor me thelbin e çështjes: Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës?

Uroj që sot të mos u ikë fakteve.

Ka një shprehje që thotë se e vërteta të jep lirinë, por mëparë të bën të ndihesh i mjerë. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga pengmarrja e narkotrafikut! Kjo do të ishte vepra më e mirë e tij!

Ndoshta e vetmja vepër e mirë e tij në këto 11 vjet, nëinteres të Shqipërisë!  r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY