Argita Malltezi së bashku me dy avokatët e babait të saj, kreut të PD, Sali Berisha dhe të shoqit Jamarbër Malltezi mbajti një konferencë për mediat në lidhje me kompleksin “Partizani”.
Malltezi tha se SPAK po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes ndërsa si pasojë e privatizimit, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit.
“SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt pronarët e kërkuan që në ‘93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerjes, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës. Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikonte pronat që nuk tjetërsoheshin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsoheshin automatikisht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste. Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionit. Një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin. Klubi ka qenë në pjesën më të madhe i banuar nga banorë informalë. Shfrytëzohej edhe informalisht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi, përkundrazi pas privatizimit mori 800 mijë dollarë. I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë”, tha Malltezi në konferencën për shtyp.
Në vijim Malltezi tha se Balla ka bërë kallzim të rremë dhe duhej të ishte i akuzuar sot.
“Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Balla bëri një kallëzim penal që ishte një kallëzim i rremë. Vendimi i parë ishte se pronarët janë shpronësuar pasi toka u është marrë për interesa publike dhe u është kompensuar me para. Ligji njihet, nuk mund të dalë dikush dhe të thotë se nuk e njoh. Ky është kallëzim i rremë. Balla duhet të ishte në bankën e të akuzuarve për kallëzim të rremë. Përjashtojnë statusin e shpronësimit. Këto fletore zyrtare i ka edhe SPAK. Ndonëse është bërë kallëzim për kallëzim të rremë për Ballën ku janë ofruar një sërë të dhënash, SPAK nuk e ka marrë Ballën për këtë vepër penale”, tha Malltezi.
Argita Malltezi akuzon SPAK për pretendime të rreme për akuzat ndaj babait të saj Sali Berishës dhe bashkëshortit, Jamarbër Malltezit në lidhje me privatizimin e klubit sportiv “Partizani”.
”Në 2008, Rama miraton një master plan në të cilën e gjithë zona tashmë, parashikohet si zonë me zhvillime të reja me parametra urbane të larta. Një nga pretendimet e rreme të SPAK, ishte tymnaja që SPAK vetëm nxjerr tymnajë dhe në asnjë rast nuk thotë që nëpërmjet këtij veprimi është shkelur kjo dispozitë ligjore. Ajo që është ligj, ndryshohet me ligj, kështu që gjërat kur materializohen nuk mund të ndryshohen me dëshirën e SPAK. Klubi i futbollit shërben si vendndodhje dhe jo si objekt. Shprehje abuzive për arrest me burg për Malltezin dhe masa të tjera për Berishën, sikur pronarët u kujtuan për pronën pas 2005-ës. Pronarët e kanë kërkuar pronën që në 93′. U është njohur të gjitha familjeve, ka filluar kthimi i pronës pjesërisht, që ka vazhduar deri në 2007, pjesë-pjesë dhe për familjet sipas kërkesave të tyre”, shpjegoi Malltezi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/