Këshilli Kombëtar i PD ndryshoi sot dy nene të statutit që i hapin rrugë emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka tha për gazetarët se kishte vetëm 6 vota kundër në Këshill ndërsa në kryesi nuk tha se kishte vota kundër apo abstenim.
Në mbledhjen e këshillit kreu i tij Edi Paloka tha se ndryshimet statutore janë domosdoshmëri për bashkimin e Partisë Demokratike, ndërsa anëtarja e këshillit, Endira Bushati tha se nuk ishte e informuar për rendin e ditës.
Paloka: Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për Bashkimin e Partisë Demokratike. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te kryetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi.
Enidra Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z.Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.
Kalaja: Me vendim të kryesisë bëhen ndryshime statutore
Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional në19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka perfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtaresia. Degët: Malësi e Madhe Lezhe / Kurbin/ 3 degë të Qarkut Durres/ Peqin/ Mallakastër/ Lushnjë/ Devoll/ Kuçovë / Poliçan/ Këlcyrë/ Kamëz / Bulqizë.
Noka: Kryesia e PD me propozim të Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtezakonshëm te 11 dhjetorit. Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari i Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore. Dispozita tranzitore: Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e parë; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetar PD. Neni 51, ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nenkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetare të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit terësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimt të PD.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka bëri të ditur vendimet që u morën.
“Sot për PD-në është një ditë e veçantë, është një ditë historike për demokratët në të gjithë Shqipërinë.
Sot është një ditë e zezë për Edi Ramën dhe regjimin e tij. Skenari i tij për të mbajtur të përçarë këtë parti dhe për të mbajtur demokratët në luftë me njëri tjetrin, sot mori fund.
Sot Këshilli Kombëtar i PD-së, në lartësinë e detyrës që i kanë ngarkuar demokratët, në lartësinë e detyrës që ka një institucion politik kryesor i një force politike, arriti të përkthejë më së miri, kërkesën e demokratëve dhe të përkthejë më së miri, një nga mesazhet kryesore të protestës së 20 shkurtit.
Bashkimi është gjithçka për demokratët dhe pas këtij vendimi për të bashkuar dhe unifikuar demokratët nga qendra në bazë ne jemi në një etapë të re.
Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të justifikuar këtë besim te demokratëve dhe për ti shkurtuar regjimit më kriminal dhe korruptim, ditët”, tha Noka për gazezarët e pranishëm që në vijim bënë edhe disa pyetje.
Pyetje: A mund te këtë transparencë për votimin në kryesi sot?
Flamur Noka: Kryesia nuk voton, miratoi në mënyrë unanime draftin që paraqitëm dhe ja paraqitëm Këshillit Kombëtar. Këshilli pati vetëm 6 vota kundër dhe votoi pothuajse në mënyrë unanime këtë proces shkrirje të brendshme, bashkimi aq shumë të pritur.
Pyetje: Duke qenë se folët për qeveri teknike, a e ka PD emrin e kryeministrit për këtë qeveri?
Flamur Noka: Në traditën e PD-së dhe të demokracisë shqiptare, kryeministër bëhet ai që merr shumicën e votave. Ne sot nuk jemi më forcë e dytë, por jemi forca e parë politike dhe do ti mëshojmë shumë faktit, që pa qeveri teknike Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje. Këtë nuk kemi detyrë, por e kemi mision dhe do ta realizojmë.
Pyetje: Basha është akuzuar për eliminimin e votës brenda PD-së, si ju duket votimi i pamundësuar për Bardhin dhe anëtar e tjerë të kryesisë. A është ky një eliminim vote, apo sulm ndaj votës së lirë në PD.
Flamur Noka: I gjithë procesi ka shkuar sipas statutit të PD. Neni 9, pika 2 i statutit të PD thotë që; në PD demokracia ushtrohet ose në mënyrë direkte me votën e anëtarësisë, ose më përfaqësuesit e tyre. Në Këshillin Kombëtar janë përfaqësuesit e demokratëve që ushtrojnë votën dhe vullnetin e demokratëve. Ishte vota ajo që prevaloi dhe vendosi këtë bashkim. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/