Plagosi me mjet prerës, fqinjin e tij, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 51- vjeçari në Margegaj të Tropojës.
Në banesën e 51-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.
Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
NGJARJA/,Pas njoftimit se në fshatin Margegaj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “ Margegaj ”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt Gëzim Bisheva, 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj, Tropojë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. B., gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/