Noka dhe Bardhi paralajmërojnë radikalizim të protestave të opozitës kudo. Edhe grevë...

Noka dhe Bardhi paralajmërojnë radikalizim të protestave të opozitës kudo. Edhe grevë urie

142
0
Shares

“Ftoj çdo qytetar, që nga kryeministri, Linda e Parlamentit, ministrat, ku t’i shohin, t’i konsiderojnë si armiq të demokracisë”, deklaroi sot para Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ku t’i shohim, t’i përbaltin dhe t’i pështyjnë me vezë, domate dhe çdo gjë, tha Noka duke theksuar se kjo është rruga e vetme është ndaj këtij regjimi, ndaj kësaj bande në pushtet.

“Aksioni ky është. Një nga format e aksionit.

Tani duhet ta kuptojnë se ata që noterizojnë krimin këtu, ata që noterizojnë trafikun e drogës këtu, ata që noterizojnë vjedhjen këtu, ata që janë shndërruar në piranjat e këtij vendi, ata duhet të dinë se shqiptarët nuk do ulin më kokën dhe do i përndjekin kudo që të jenë”, tha Noka.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi lajmëroi radikalizim të protestës së deputetëve në Parlament ndërsa tha se deputetët e opozitës kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin dhe grevën e urisë.

“PS dhe kryetarja e Kuvendit të rishohë pozicionin e saj për kërkesat e opozitës të heqin dorë nga masat që tentojnë të shtypin opozitës përmes përjashtimeve.

Në këtë parlament s’ka rregulla të shkruara, mjafton urdhri i Ramës dhe bandës së tij. Kemi 4 muaj që rezistojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë derisa kërkesat tona të përmbushen. Kemi diskutuar mbi të gjitha opsionet e mundshme për aksionin tonë, kemi shprehur gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin dhe grevën e urisë”, shtoi Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY