Falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës, 6 nën akuzë nga Prokuroria Tiranë për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’
Gjashtë persona po përballen me akuzën për ‘Mashtrim’ dhe‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ tëparashikuar nga nenet e Kodit Penal 143/2 dhe 190/2 ngaProkuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrinfalsifikonin formularët për viza amerikane kundrejt pagesës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga ShërbimiDiplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve tëBashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).
Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosurpostimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmëpajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasiviza t’ju aprovohet. 0683318483”.
Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës10.000 euro.
Gjithashtu, hetimet provuan se shtetasi Renato Nasto, personave aplikantë i falsifikonte të dhënat e formulareve elektronikë nëaplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikantipër vizë të kishte një profil kualifikues. Këtë gjë ai e bënte nëbashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit Eduart Gjini, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani të cilët në bashkupunim me shtetasin Renato Nasto, kanë falsifikuarformularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.
Shtetasi Renato Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën nëkonsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai ishoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin(mernin vizën) shtetasi Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 Eurosh.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/