Vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, falë reagimit në kohë të punonjëses së Policisë Rrugore, Patrullës së Përgjithshme dhe Shqiponjave kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A.K., 19 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, por u konstatua nga një punonjëse e Policisë Rrugore dhe falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave u bë kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/