Një i ri humbi jetën këtë mbrëmje pas një aksidenti të rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas. Makina me katër persona brenda doli nga rruga.
“Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Librazhdit.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/