U kap në flagrancë, duke lëvizur i armatosur, vihet në pranga një 22-vjeçar.
Policia e Tiranës bazuat në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”, për kapjen e tij.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Arbanë.
Gjatë kontrollit të shtetasit R. M., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi.
Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/