Ish zv/ kryeministri trondit Veliajn, Ahmetaj: Kush është pronar faktik i inceneratorit...

Ish zv/ kryeministri trondit Veliajn, Ahmetaj: Kush është pronar faktik i inceneratorit të Tiranës

139
0
Shares

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha sonte në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri TV, ndërsa deklaroi se nuk është më Mirel Mërtiri pronar i inceneratorit të Tiranës sepse atij ia kanë marrë.

“Për inceneratorin e Tiranës unë kam thënë në atë intevsitë “follow the Money”. Unë them se për atë incenerator Mirel Mërtiri është viktimë. Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës.

Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n?

Është kompania që ka bërë garancinë në Dubai. Është njeriu që ka nxjerrë Këlliçi. Mirel Mërtirin këta e kanë zhdukur për t’i marrë biznesin. Ka një tjetër kompani në parajsa fiskale që ka 20%. Kush është? Po pse kërcënohem unë. Unë e pashë Mirel Mërtirin në intervistën me ju dhe ai me të drejtë iu referua “pronarit faktik”.

Ai me të drejtë iu referua pronarit faktik. Erion Veliaj a e ka referuar një kompani apo një tjetër që të mos paguajë në landfillin e Tiranës? A është ky një veprim i një pronari faktik. Çfarë është kjo histori? Shkohet te Taulant Tusha… se me vjen gjynah për atë djalin, po ku janë 60 milionë eurot. Nëse hetohet Tiarana do të zbulohet gjithçka”, deklaroi Ahmetaj gjatë intervistës.

Pyetje-përgjigje:

Arben Ahmetaj: Po kthehem tek inceneratori i Tiranës. Në atë intervistë kam thënë, ndiq paratë. Sot unë kam një besim shumë të palëkundur se, në raport me inceneratorin e Tiranës, Mërtiri është viktimë.

Çim Peka: Janë 130 mln euro deri më sot të paguara për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe ky është pronari. Si qenka viktimë.

Arben Ahmetaj: Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës.

Çim Peka: Kush është…

Arben Ahmetaj: Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri.

Çim Peka: Këtë emër po e dëgjoj për herë të parë, me çfarë merret ky njeri.

Arben Ahmetaj: Po ta hetoni, nuk e flet njeri. Ka ndonjë arsye që nuk e thotë njeri. Të gjitha këto i kam lexuar nga Elvi Fundo, përveç tij asnjë njeri nuk e përmendur këtë. Nuk e ka përmendur TCH.

Çim Peka: Të flasim për fakte.

Arben Ahmetaj: Çfarë është ky biznesmen. Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri. Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai, sipas letrave që ka nxjerrë Këlliçi. Unë u habita kur i lexova letrat e Këlliçit dhe po bëja pazëllin, kush qëndron pas këtij njeriu. Këto janë arsyeja pse unë mund të jem kërcënuar dhe do të vazhdoj të kërcënohem edhe pas kësaj interviste. Po, burri njëherë vdes. Kush e ka 40%. Po 20% në parajsat fiskale kush e ka. Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për t’i marrë biznesin dhe ia kanë marrë. Mireli tek intervista me ju, ju referua për mua me të drejtë, konceptit të pronarit faktik.

Çim Peka: Është akuza ndaj tij.

Arben Ahmetaj: Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti.

r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY