Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Sulmi kibernetik te INSTAT, e beri qeveria të shkatërrojë të dhënat e Censusit

01/02/2024
Berisha: Sulmi kibernetik te INSTAT, e beri qeveria të shkatërrojë të dhënat e Censusit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot doli lajmi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka shkatërruar të dhënat e censusit, tha këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha ndërsa mbante fjalën e tij para protestuesve në ditën e 31 të protestave.

DEKLARATA: Sot doli lajmi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka rrëmbyer, ka shkatërruar të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës.

Nga koha e Skënderbeut, në të gjithë shekujt e Perandorisë Osmane, në 110 vite shtet shqiptar, kjo është hera e parë që një qeveri me dorën e saj të zezë, prish regjistrimin e popullsisë.
Ky është një krim i shëmtuar antikombëtar.
Me këtë krim, Edi Rama do të mbulojë 2 krimet e tij më të mëdha të këtij 10-vjeçari.
Së pari, do të mbulojë shpopullimin masiv të shqiptarëve me politikat e tij antishqiptare. Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam bërë publike informacionet që më vinin se numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1.5 milionë. Dhe se Edi Rama po shtynte shpalljen e regjistrimit sepse kishte urdhëruar mbartjen të qindra e mijëra emrave, në mos miliona, nga regjistrat e Gjendjes Civile, për t’i paraqitur si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi.
Por, në proces e sipër, kuptoi se ky mashtrim do të zbulohej menjëherë nga EUROSTAT, i cili ka të regjistruar 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Shengenit në 8 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës.
Atëherë skenari i hakerimit qeveritar, i shkatërrimit të të dhënave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë.
Natyrisht ky proces kriminal vjen në vazhdën e një serie procesesh që filluan me publikimin e rrogave, me publikimin e targave të të gjithë shqiptarëve, me publikimin e organigramës së ujdisur me NATO-n të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe vazhdoi me grabitjen nga Taulant Balla të të gjithë të dhënave të TIMS-it për të fshehur gjurmët e krimeve të tij, 54 udhëtimet e regjistruara me Edmond Begon me çantën e kokainës me të.
Për të fshehur udhëtimet e tij me Pëllumb Gjokën në Itali, për të fshehur lidhjet e tij të krimit.
Për të fshehur lidhjet e krimit të Edi Ramës, udhëtimet e tij me avion në dispozicion, në 18 muaj janë 147 udhëtime për transporte të të gjitha llojeve dhe të gjitha destinacionet.
Për të fshehur grupin e Xibrakës dhe udhëtimet e Olsi Ramës.
Pra, për të fshehur krimet e shëmtuara qeveritare.
Por kjo e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës përbën aktin më të shëmtuar në historinë e një shteti. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit osmanë. Nuk është bërë kurrë gjatë diktaturës.
Kjo u bë për herë të parë sepse Çubrilloviçi apo Pashiqi i shqiptarëve, me politikat e tij përgjysmoi popullin në këtë vend.r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Britania kalon në sistemin elektronik të vizave, nuk do të ketë më vula në pasaportë

25/02/2026
Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Britania kalon në sistemin elektronik të vizave, nuk do të ketë më vula në pasaportë

25/02/2026
Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.