Muhaj që qëlloi për vdekje Suelën, asnjë emocion në gjykatën amerikane, beri...

Muhaj që qëlloi për vdekje Suelën, asnjë emocion në gjykatën amerikane, beri vetëm një pyetje

496
0
Shares

Rreth 20 orë pasi vrau të shoqen Suela Saliaj në Florida, Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA mbi të cilin rëndojnë edhe 7 akuza të tjera. Prokuroria e Largo në Florida thotë se dita kur Muhaj do të lerë qelinë do të jetë e largët.

Mediat amerikane, publikuan pamjet e Muhaj në procesin gjyqësor. Detektivët thonë se Muhaj vrau brutalisht Suelën, e më pas e rrëmbeu të bijën. Me të zbuluar trupin e së resë dhe mungesën e vajzës së saj të vogël autoritetet lëshuan alarmin AMBER (reagimi urgjent për personat e zhdukur).

Muhaj u gjet pak kohë më pas bashkë me të bijën në makinë dhe u arrestua.

Në dosjen hetimore përfshihet sulmi i Muhajt ndaj prindërve të tij në Clearwater rreth orës 02:45 të së hënës dhe sesi nuk i lejoi që të telefonin 911 (shërbimi i emergjencës dhe më pas se si ai shkoi tek shtëpia e Suelës, në Largo, ku përdori përforcues grushti dhe thikë për ta rrahur dhe vrarë atë në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare

Kjo e fundit i tha policisë se e kishte pyetur të atin se përse ia vrau të ëmën dhe ai i tha se ‘donte që Suela të vdiste’. Hetuesit i gjetën armët e krimit në vendin e ngjarjes. 8-vjeçarja rrëfeu po ashtu se pas vrasjes, i ati e tërhoqi me forcë për ta futur në makinë.

Krimi i la fqinjët të shokuar: “Është shumë e trishtë të dëgjosh çfarë i ndodhi nënës së saj, është kaq e vogël”, shprehet një prej tyre.

Gjykatësi u sigurua po ashtu që Muhaj nuk do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë del nga burgu. Vrasësi 34-vjeçar nuk shprehu asnjëlloj emocioni vetëm bëri një pyetje: “A do caktoni avokat për mua.“Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY