Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi alarmon në lodhje me shifrat e ndotjes në Tiranë.
“Erion Veliaj po detyron banorët e Tiranës të “thithin” vdekjen!
Studimi profesional i Prof. Bares është dëshmia se si Erion Veliaj po pasurohet me lejet e ndërtimit në kurriz të shëndetit të qytetarëve, të cilët rrezikojnë jetën vetëm nga oreksi i shfrenuar i Kryetarit të Bashkisë për t’u pasuruar.
Kullat e Erion Veliaj janë kthyer në vrasëse!
Jeta e prindërve dhe fëmijëve tanë është në rrezik serioz”, deklaroi sot Tedi Blushi.
Studimi profesional i Prof. Besnik Bare, ish-deputet i PS dhe ish-kryetar i PS të Tiranës, fakton se Tirana është ndër qytetet më të ndotur në Europë, me norma 20 herë mbi vlerën e rekomanduar nga OBSH.
Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave vdekjeprurëse në nivelet nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.
Në qendrat tregtare, në vendet e parkimit, vlerat arrijnë në nivele edhe më kritike kritike, deri në 352 mikrogram/m3.
Një alarm shumë serioz pasi shkenca ka provuar se këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/