Berisha: U vendosa në arrest shtëpie sepse kundërshtova projektet antikombëtare të Ramës...

Berisha: U vendosa në arrest shtëpie sepse kundërshtova projektet antikombëtare të Ramës dhe Sorosit

133
0
Shares

U vendosa në arrest shtëpie sepse kundërshtova projektet antikombëtare të Ramës dhe Sorosit, theksoi kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve.

Pjesë nga fjala e Berishës/ Mos harroni se në mbrojtje të interesit kombëtar, denoncuam në një moment kritik për vendin, projektet e Serbisë së Madhe, të shkëmbimit të territorit, de facto të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Qëndruam të palëkundur në besimin tonë.
Ku është ai projekt sot? Ai projekt është në arkivat e tradhtisë kombëtare të Edi Ramës, këtij vasali të Beogradit.
Kurse ne bëmë detyrën, mbrojtëm interesin e kombit shqiptar.
Vazhdoi ky argat i shpifur i Beogradit me Ballkanin e Hapur.
Kurse ne mbrojtëm interesin e kombit shqiptar, interesin e rajonit dhe të Europës, sepse jo hegjemonia serbe në rajon, por rajoni i vendeve të pavarura dhe të barabarta, është dhe do bëhet rajon paqeje dhe prosperiteti.
Kundërshtuam ndryshimin e kufijve dhe ndarjen, por firmën në projekt e kishte Xhorxh Sorosi dhe OJQ-ja e tij në Beograd.
Kundërshtuam Ballkanin e Hapur, por nuni i Ballkanit të Hapur ishte Xhorxh Sorosi dhe Sergej Lavrov. Po, po, tjetër punë se njerëzit nuk guxonin të shqipëronin emrin e Sorosit.
Po ju ju kujtohet se Aleks Soros, njeri i pazgjedhur në asnjë forum, njeri pa asnjë mandat, njeri që nuk përfaqëson asnjë komb, asnjë vend, paraqitej si një mbret në të gjitha takimet serbomadhe të Ballkanit të Hapur.
I dënuam ato sepse mbajtëm anën e Ballkanit të Brukselit, e Ballkanit të Berlinit dhe jo të Ballkanit rus, as të Ballkanit të Beogradit.
Të gjitha këto sigurisht zemëruam konjukturat, por ne qëndruam dhe do qëndrojmë me çdo çmim dhe çdo kusht në mbrojtje të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për ne, interesi kombëtar është dhe do jetë interesi i parë.
Të dashur miq, pra këto ishin shkaqet themelore se pse Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY