Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Metaliaj: Dy problemet e marrëveshjes Rama-Meloni dhe Gjykatës Kushtetuese

30/01/2024
Metaliaj: Dy problemet e marrëveshjes Rama-Meloni dhe Gjykatës Kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj kritikoi sot Gjykatën Kushtetuese pasi legjitimoi marrëveshjen Rama -Meloni.

“Gjykata Kushtetuese nuk arriti t’i mbronte shqiptarët, dhe as refugjatët afrikanë, aq sa edhe gjykata britanike e cila vendosi që shqiptarët dhe azilantët e tjerë të mos dërgoheheshin në kampet e Ruandës, duke e konsideruar shkelje të të drejtave të njeriut.
Gjykata Kushtetuese edhe Edi Rama janë nga i njëjti stof, ata vënë interesat, favoret dhe lidhjet politike mbi ato kombëtare.
Gjykata Kushtetuese deklaroi dje se Protokolli midis Ramës dhe Melonit qenka në pajtim me Kushtetutën, duke hapur rrugën e ratifikimit nga Kuvendi te marreveshjes që i dorëzon territor dhe sovranitet një vendi tjetër, edhe pse mik i Shqipërisë”, tha Metaliaj.

Marrëveshja parashikon qe dy zona ne Lezhe t’ja jape ne “perdorim” pa kundërshpërblim, me afat deri ne 10 vite shtetit Italian.

“Gjykata Kushtetuese, si Noter i regjimit te Edi Rames, vulosi me turp nje pakt te tille.
Sipas Gjykatës, Protokolli nuk cakton kufij territorialë dhe nuk ndryshon integritetin territorial të Shqipërisë. Ne fakt, ky Protokoll e prek sovranitetin sepse “Pakti” Rama-Meloni eshte nje marreveshje e negociuar fshehtas, pa transparence, pa marre plotefuqine nga Presidenti i Republikes, pa pyetur banoret e Qarkut Lezhë apo grupet e interesit. Në zonat e caktuara ne marreveshje, nuk do zbatohet ligji Shqiptar, ndaj nje marreveshje e tille nuk mund te lidhej ne emer te Qeverise, por duhej nenshkruar “ne emer te Republikes”, duke perfshire Presidentin.

Nga ana tjetër, Gjykata nenvizoi se në dy zonat në Qarkun Lezhë ku parashikohet të veprojë Protokolli, zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane, duke pasur një “juridiksion i dyfishtë sa u takon lirive dhe të drejtave të njeriut, ku juridiksioni italian nuk përjashton juridiksionin shqiptar”. Kjo nuk është aspak e vërtetë !

Në Protokoll parashikohet qartazi se, brenda zonave do të zbatohet eksluzivisht juriksioni Italian, pra ligji Italian. Kjo do te thote se ligji Shqiptar nuk do te gjeje zbatim në hapesirat e kampeve te refugjateve nga Afrika apo Azia qe do te vijnë në Qarkun Lezhë. Per ngritjen e kampeve, ne Protokoll parashikohet se nuk do te kerkohet “leje ndertimi sipas legjislacionit shqiptar”. Po ashtu, as personeli i huaj qe do te hyje ne kampe nuk do t’i nenshtrohet ligjeve shqiptare, sa i takon lejeve te qendrimit te tyre, te drejtes se punes, madje do te kene perjashtime nga ligjet shqiptare edhe sa u takon mjeteve financiare, taksimit apo kufirit maksimal te valutës qe mund te hyje e te dale lirisht nga keto zona”, shpjegoi Metaliaj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Britania kalon në sistemin elektronik të vizave, nuk do të ketë më vula në pasaportë

25/02/2026
Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Britania kalon në sistemin elektronik të vizave, nuk do të ketë më vula në pasaportë

25/02/2026
Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.