Kapet në Qafë Botë armeni i dënuar në Moskë

Kapet në Qafë Botë armeni i dënuar në Moskë

91
0
Shares

PKK Qafë Botë/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

Tentoi të hynte në territorin e vendit tonë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vjetësh, nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari armen.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY