Kapet në Bruksel trafikanti nga Shkodra ndërsa Jazaj nga Vlora do dërgohet...

Kapet në Bruksel trafikanti nga Shkodra ndërsa Jazaj nga Vlora do dërgohet në Firence për 9 vjet burg

199
0
Shares

Është kapur në Belgjikë, shtetasi Mark Preka, 30 vjeç, lindur në Shkodër pasi gjykata e Shkodrës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi Mark Preka në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

Ndërkohë në burgun e Fierit u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Shtetasi Armand Lushaj (Jazaj), aktualisht ndodhet në IEVP Fier, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Ky shtetas, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY