Trafikanti ndërshtetëror sillet nga Gjermania në Shqipëri, edhe një tregtar kanabisi nga...

Trafikanti ndërshtetëror sillet nga Gjermania në Shqipëri, edhe një tregtar kanabisi nga Athina

162
0
Shares

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, ekstradohen nga Gjermania dhe Greqia, në Shqipëri, 2 persona në kërkim.

Janë ekstraduar, Eltion Dani i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik droge kryer në formën e grupit kriminal në Shkodër si dhe Vangjel Hajderasi.

Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, u ekstradua shtetasi Eltion Dani, 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 28 qershor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi E. D. akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdhaja droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua shtetasi Vangjel Hajderasi, alias V. H., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24 korrik 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi V. H akuzohet se më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY