Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ali Ahmeti i drejtohet kombit, nesër ditë e madhe për shqiptarët dhe maqedonasit në MV, çfarë ndodh

27/01/2024
Ali Ahmeti i drejtohet kombit, nesër ditë e madhe për shqiptarët dhe maqedonasit në MV, çfarë ndodh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i BDI, Ali Ahmeti i drejtohet kombit përmes një mesazhi në rrjete sociale një ditë para se në Maqedoninë e Veriut , Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministër i parë shqiptar në këtë vend.

Ai pritet të votohet në Kuvend bashkë me përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do mbahen në muajin maj.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka quajtur të nesërmen si ditë historike.

“Katër vite më parë nga ky vend iu drejtova juve me fjalët “çdo gjë fillon me një ëndërr”. Ju thashë se të gjithë ne i kemi ëndrrat tona për fëmijët tanë. Liria dhe barazia nuk vijnë lehtë, kërkojnë edhe besim se synimi do të arrihet.  Ashtu besoja edhe në marrëveshjen e Ohrit edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Besoja se do bëhemi pjesë e NATO-s dhe se do të hapej mundësia për anëtarësim në BE. Besoj se shpejt do anëtarësohemi në BE sepse është ideali ynë. Nesër është ditë historike. Nesër të dielën, 28 janar zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët aq dhe për maqedonasit sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet, bashkërisht të ndërmarrim përgjegjësinë për t’i prirë vendit jo njëri pas tjetrit, për krahë për krahë për një Maqedoni europaine. Jam mirënjohës që na besuat, që u rreshtuat pas ëndrrës sonë dhe që ky besimi juaj do shpërblehet nesër edhe me një premtim të mbajtur edhe me një punë të kryer dhe një ëndërr të realizuar. Vendi ynë do bëhet më i fortë dhe më i bashkuar. Ky është vetëm fillimi, kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ëndrra për të realizuar”, u shpreh Ali Ahmeti. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.