Apeli i Posaçëm mban sërish në qeli Fredi Belerin

Apeli i Posaçëm mban sërish në qeli Fredi Belerin

118
0
Shares

Pasi ka dështuar në të paktën 7 procese gjyqësore për të fituat lirinë dhe kthimin në Himarë, nuk i ka mjaftuar kjo përvojë dhe ka humbur edhe gjyqin e tetë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, shpalli vendimin mbi çështjen penale regjistruar mbi ankimin e ankuesit Dhionis Alfred Beleri me objekt: Ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me: Revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar në maj të 2023 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, vazhduar me vendimin e majit të 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 522, datë 28.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo do të thotë se Fredi Beleri do të mbetet sërish në qeli pa patur mundësinë të betohet si kryetar i zgjedhur i Himarës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY