VIDEO/ Jamarbër Malltezi mbërrin në SPAK, pyetet për herë të parë nga...

VIDEO/ Jamarbër Malltezi mbërrin në SPAK, pyetet për herë të parë nga prokurorët

154
0
Shares

Jamarbër Malltezi ka mbërritur në SPAK për tu pyetur nga prokurorët në lidhje me procesin e privatizimit.

Malltezi u tha gazetarëve se prona iu kthye 100 familjeve dhe jo vetëm atij në përputhje me ligjet dhe vendimet e kohës. Prona nuk u kompensua ndonjë herë nga italianët dhe as u kërkua një gjë e tillë gjatë pushtimit italian.

para, toka ishte e pronarëve fisnikë themelues të familjeve të Tiranës.

Dy, kjo tokë nuk ishte e shpronësuar, kjo ishte e këtyre familjeve dhe mbi 100 familjeve trashëgimtare të 5 familjeve të origjinës.

Tre, klubi Partizani nuk iu kthye Jamarbër Malltezit, iu kthye 100 familjeve, është krejt ndryshe nga ato që bën Edi Rama me katër VKM që ia jep një personi. Pra, asnjë qeverisje nuk ia ka dhënë Jamarbër Malltezit apo një personi, por ia ka dhënë 100 familjeve pronare.

E katërta, në këtë çështje, edhe vetë SPAK-u e pranon se nuk ka dëm. Pra, po bëjnë hetime kur nuk ka dëm. Po arrestojnë dhe burgosin njerëz me shfaqje kur nuk ka dëm.

Sa është dëmi? Zero! Përkundrazi shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi i objekteve të rrënuara.

Nga ana tjetër, çfarë ka rezultuar? Ka rezultuar se Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, vepër penale e dënueshme sipas nenit 315 të Kodit Penal.

Por Taulant Balla qenka mbi ligjin. SPAK-u bëhet SNUK.

E pesta, Edi Rama ka bërë shkelje, ka bërë dëm. Shpërdorim detyre me dëm mbi 330 mijë euro. E kam administruar së fundmi se e kishin fshehur. Vetëm këto dy muajt e fundit e kanë administruar si provë, por nuk ndihen. Pse? Se është Edi Rama! Sepse është dëm që vjen nga Edi Rama dhe Edi Rama është mbi ligjin.

Këto i lëpihen, këta janë larot e Edi Ramës”, tha Malltezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY