Një person u plagos këtë mbrëmje me armë zjarri në Durrës. Policia është vënë në kërkim të autorit ndërsa besohet se motivet ishin për shkak të një sherri.
Dy personat kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin dhe janë zënë për zhurmën që vinte nga shtëpia e personit që u plagos.
Detajet e policisë:
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Gentian Kuqi, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Mikel Spirollari, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/