Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gjovalin Daka

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gjovalin Daka

289
0
Shares

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Gjovalin Daka, pionieri i algjebrës moderne në Shqipëri
Është ndarë nga jeta një prej mësuesve të nderuar të matematikës në vend, pionieri i algjebrës moderne në Shqipëri, Prof. Dr. Gjovalin Daka, gjithashtu themeluesi i Kolegjit Arsimor “Daka”, në Lushnje.

Shkenca shqiptare ka pësuar një humbje të madhe me ndarjen nga jeta të mësuesit të nderuar të shumë mësuesve të matematikës dhe matematikanëve të vendit, Prof. Dr. Gjovalin Daka. Një nga figurat e shquara të arsimit dhe kulturës. Pjesë institucionale e matematikës shqiptare, pionieri i algjebrës moderne në Shqipëri.

Gjovalin Daka lindi ne 4 maj 1954. U diplomua me titullin mësues i lëndës Matematikë ne UT, ku dhe fitoi titullin Profesor po në këtë universitet. Botoi disa libra shkollor për lëndën matematikë. Gjithashtu punoi dhe në detyrën e kryeinspektorit në Drejtorinë Arsimore, Lushnjë. Më pas pasionin dhe përkushtimin e tij për arsimin do ta vazhdonte duke ngritur Kolegjin Arsimor “Daka”, të cilin do ta drejtonte nga viti 2006 e në vazhdim! Në periudhën 1996-1998 u zgjodh deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Pranë Partisë Demokratike, ka mbajtur disa pozicione, ku së fundmi do të zgjidhej Delegat i Kuvendit Kombëtar të PDSH!

Për këdo që e njohu, ai ishte njeriu vizionar, i mençur, demokrati qëndrestar, qytetari i nderuar lushnjar, i përkushtuar në jetën kulturore dhe arsimore, njeriu që i kushtoi gjithë jetën arsimit, ai që mbolli tek të gjithë studentët e tij dëshirën për të ecur përpara, duke i udhëhequr në rrugën e dijes.

Sipas të afërmeve dhe të njohurve të tij, Z.Daka nuk e ndali asnjëherë hapin duke punuar e ndihmuar. Ishte i palodhur, i paepur, i vendosur, plot shpresë dhe besim për jetën.

Në njoftimin e faqes së Kolegjit “Daka” shkruhet: “Kolegji Arsimor Daka nuk mund ta mbush këtë boshllëk që na le. Ne shpresonim shumë që do të ktheheshe pranë nesh shumë shpejt, në shtëpinë e dijes, në shtëpinë e ëndrrave tuaja. Ju luftuat deri në fund me të gjitha forcat, sepse gjithmonë ishit luftarak! Do të na mungosh fizikisht profesor! Na fal, zemra nuk na thotë dot Lamtumirë!”, thuhet në mesazh. Saimir Mërtiri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY