Gjykata Kushtetuese nuk jep vendim shterues për studentët e Mjekësisë, Parlamenti mundësi...

Gjykata Kushtetuese nuk jep vendim shterues për studentët e Mjekësisë, Parlamenti mundësi të kufizojë prapë por me gjuhë tjetër

100
0
Shares

Gjykata Kushtetuese shpalli sot një vendim të paqartë në lidhje me kërkesën e studentëve të Mjekësisë që kërkojnë rrëzimin e një ligji që i detyron ata të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas përfundimit të shkollës. Ishin deputetët e PD që çuan ligjin në Kushtetuese.

Gjykata ka shfuqizuar të gjitha nenet që kufizonin studentët e mjekësisë që pas diplomimit të largoheshin jashtë vendit, pra që diploma t’u mbahej ‘peng’ deri në një afat 5 vjeçar por ndërkohë nuk orienton Parlamentin në lidhje me ndryshimet që do i bëjnë ligjit, ndryshime që mund të sjellin sërish kufizime në lirinë e studentëve.

Gjykata thekson se: “Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit.

Ndërkohë më tej ngarkohet Kuvendi i Shqipërisë që brenda 3 muajve të plotësojë këtë boshllëk ligjor të krijuar.

“Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “3 (tre) vjet në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “3-vjeçar” në nenin
  3. pika 3, shkronja “b”, “2 (dy) vjet në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “2-vjeçar” në nenin

4, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 60/2023. 3. Konstatimin e ometimit ligjor në nenin 6 të ligjit nr. 60/2023 lidhur me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.

Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

  1. Heqjen e masës së pezullimin të ligjit

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02. 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në vendimin e GJK.

Pas shpalljes se vendimit ka reaguar një nga deputetët që çoi ligjin në Kushtetuese. Zheni Gjergji tha se ndjehej krenare që ndihmoi studentët.

“Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ligji për studentët e mjekësisë përmbante një sërë shkeljesh kushtetuese, duke i dhënë të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës. Krenare që, së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuam kauzës së studentëve duke nënshkruar kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese. Tani Kuvendi ka detyrimin që brenda tre muajve të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit në mënyrë që të garantojë plotësisht të drejtat kushtetuese të mjekëve të rinj shqiptar”, deklaron deputetja Gjergji. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY