Sali Berisha mbaron seancën e pyetjeve: Ja çfarë u thashë në SPAK,...

Sali Berisha mbaron seancën e pyetjeve: Ja çfarë u thashë në SPAK, gjeta aty një grup të terrorizuar

211
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka përfunduar dëshminë në SPAK ndërsa deklaroi se kishte gjetur  aty një grup të terrorizuar. Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama, tha ai.

DEKLARATA/ Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme.
Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar.
Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emër tuaj dhe të PD-së u deklarova sa vijon:
Pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta…
Pasi ju deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qënë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.
Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.
Kam ardhur këtu, ju thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime dhe falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike.
Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar.
Ju garantova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj, jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju masat që vendosët kundër Sali Berishës, në shkelje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.
Jam këtu, thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, të turpshme. Vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Edi Ramës.
Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të shëmtuar, të paprecedent, refuzimin e provave, që nuk mund të ndodhë kurrë në ndonjë vend. Sepse provat e paraqitur nga avoketërit dhe Jamarbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta.
Ata refuzuan provat që shembin totalisht piramidën e tyre të mashtrimit, refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal dhe akuzave të tyre.
Ata refuzuan dokumente, të cilat faktojnë se kanë vepruar në bazën e urdhrit politik të Edi Ramës.
I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar.
Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihni të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’të përgjigjeshin.
Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet.
Natyrisht u përgjigja të gjitha, po nuk kishin pyetje ata, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur ka vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj përpara se Jamarbër Malltezi dhe Begeja të kishin paguar 90 përqind ose 95 përqind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 përqind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi.
Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY