Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja Flurime Avdulaj nga Fieri.
Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.
Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja Flurime Avdulaj, 37 vjeçe, banuese në Fier.
37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/