Çfarë ka në dosjen e kirurgut Hasi për marrëdhënien e tij dyvjeçare...

Çfarë ka në dosjen e kirurgut Hasi për marrëdhënien e tij dyvjeçare me 16 vjeçaren

213
0
Shares

Kallëzimi ndaj mjekut Dervish Hasi, që u përfshi në një skandal seksi me një adoleshente 16 vjeçare, u bë nga i ati i saj.

Kallëzimi u bë në komisariatin numër 1 në Tiranë dhe babai ka denoncuar mjekun se është në një marrëdhënie me të bijën prej dy vitesh. Ai pretendon se 42-vjeçari ka bërë lazvazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij, raporton euronews albania.

“Komisariatin e Policise Nr.I është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datalindjes 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vitesh ka një marrëdhënie intime me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi.

Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer mardhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”, shpjegohet në dosjen e prokurorisë.

Në kallzim babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjecare e bija mund te jetë takuar mbi pesëdhjetë herë me mjekun.

Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thërritet dhe mos të pyetet në polici pasi sipas tyre kjo do t’i shkaktonte trauma.

Gjithashtu të dy prindërit e vajzës minorene i kanë kërkuar me ngulm mjekut Dervish Hasi të mos ketë kontakte me vajzën gjë e cila është refuzuar nga ana e mjekut me pretendimin: “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo tha se është besimtarë dhe është indoktrinuar se mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslymane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë. Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije Dervishit moshën e saj 14 vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njër tjetrin”, theksohet në dosje publikuar pjesërisht nga euronews. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY