Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Censusi, vonohen të dhënat. Në 2011 u publikuan në 3 muaj. Dyshime për manipulim

23/01/2024
Censusi, vonohen të dhënat. Në 2011 u publikuan në 3 muaj. Dyshime për manipulim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kulmin e debatit publik mbi censusin në Shqipëri, lajmërimi i INSTAT se rezultatet nuk do të mund të shpallen përpara qershorit, është një kambanë e fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që qeveria do të na servirë, deklaroi sot anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo ndërsa ofroi një analizë krahasuese mes disa rasteve të publikimit të dhënave të censusit..

“Censusi i fundit ne Shqipëri është mbajtur në periudhën tetor -dhjetor 2011. Brenda tetorit 2011 përfundoi procesi i numërimit dhe të dhënat paraprake u shpallën zyrtarisht ne dhjetor 2011. Pra, vetëm tre muaj për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin paraprak të tyre.

Në Shqipërinë e vitit 2024, të dhënat janë mbledhur në shtator 2023 dhe rezultatet do të shpallen në qershor 2024.  Pasi kemi numëruar me sukses 10 milionë turistë, e paskemi shumë të vështirë të numërojmë shqiptarët e mbetur në këtë vend!

Censusi i fundit në Shtetet e Bashkuara, me popullsi rreth 340 milionë banorë, filloi në janar 2020 dhe rezultatet paraprake u shpallën në tetor 2020. Censusi i fundit në Kinë, me popullsi 1,4 miliardë banorë,  filloi në nëntor 2020 dhe rezultatet u shpallën në maj 2021. Censusi i fundit ne fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, me popullsi të afërt me ne, filloi në shtator 2020 dhe rezultatet u shpallën në mars 2021”, shpjegoi Bozdo.

Të dhënat zyrtare të BE tregojnë se afro 1 milionë shqiptare janë larguar nga vendi. Informacionet paraprake që vijnë në rruge informale tregojnë se edhe censusi i fundit konfirmon këtë fakt, se në Shqipëri jetojnë vetëm 1,8 milionë banorë, nga 2,8 milionë banorë që jetonin në vitin 2011. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.