Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti tek SPAK ndërsa deklaroi se erdha për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
“Beteja me botën e krimit vazhdon.
Opozita do të fitojë.
Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha pak minuta pra seancës në prokurori. Ai shoqërohet nga avokati i tij Genc Gjokutaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/