Qëllohet me thika në kokë e trup shqiptari në Itali. E gjejnë...

Qëllohet me thika në kokë e trup shqiptari në Itali. E gjejnë pas 12 orësh

324
0
Shares

Një shqiptar 39-vjeçar u qëllua mbrëmë për vdekje disa herë më thikë në një zonë të Italisë.
Ai është Bledar Dedja, me të cilin familjarët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme kur duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos.

Mëngjeson e kësaj të diele trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa), raportojnë mediat italiane.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij ndërsa policia tha se kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal.

Akoma nuk ka një pistë konkrete ku përqendrohen hetimet mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje.

Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY