Shtohet kontrabanda e ilaçeve, ilaçet e qeverisë Rama pa cilësi, nuk shërojnë

Shtohet kontrabanda e ilaçeve, ilaçet e qeverisë Rama pa cilësi, nuk shërojnë

96
0
Shares

Ilaçet që sjell qeveria Rama nuk shërojnë, shtohet kontrabanda e ilaçeve. Policia e Tiranës arrestoi sot dy persona që përveç ilaçeve kishin kontrabanduar.

“Sekuestrohen 47 aparate celulare iPhone 14 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar, dhe sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore.

Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve K. S., 40 vjeçe, dhe K. K., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit K. K., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 47 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases K. S., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY