Dy nga akset e rëndësishme të qarkullimit ai i Rrugës së Arbrit dhe ai Librazhd Qafë Thanë janë bllokuar vetë pas pak orësh reshje dëbore, njoftoi gjatë ditës policia rrugore duke sjellë një dështim të mirëmbajtjes së rrugëve dhe fiktivitetin e tenderave shumëmilionësh kryer nga ARRSH.
“Aksi rrugor “Librazhd-Qafë thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeve kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.
Më herët pasdite të njëjtin njoftim e bënte edhe policia e Dibrës që kishte bllokuar Rrugën e Arbrit.
“Aktualisht rruga e Arbrit pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë për shkak se vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor.
Akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Policia e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren”, njofton policia e Dibrës para pak orësh.
Asnjëra prej policive nuk përmend kontakte me kompanitë e mirëmbajtjes pavarësisht se e dinë shumë mirë që është përgjegjësi e këtyre kompanive lirimi i rrugës dhe hedhja e kripës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prokuruar tre kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve 2 vjet më parë.
“Kontrata e para ishte mirëmbajtja e aksit Bogë-Theth-Vermosh etj. Fondi Limit i tenderit, 3 milionë e 441 mijë euro. Në garë merr pjesë vetëm një ofertë me vlerë 3 milionë e 440 mijë euro, pra 1 mijë euro më pak. Oferta është bashkim i kompanive Ndërtuesi 2014 dhe Jubica. Vetëm 1 mijë euro më pak.
Kontrata e dytë është mirëmbajtja e akseve kryesore të Shqipërisë Qëndrore dhe asaj Jugore. Fondi limit i tenderit 12 milionë e 130 mijë euro. Në garë ka prapë vetëm një kompani. Oferta është po 12 milionë e 130 mijë euro, aq sa fondi limit. Në kokë, pra 100 për qind e fondit. Në 12 milionë e 300 mijë euro nuk ulet as 1 euro e vetme. Kompania fituese është 2T.
Kontrata e tretë është mirëmbajtja e akseve kryesore të rajonit verior. Fondi limit i tenderit 7 milionë e 359 mijë euro. Në garë merr prapë pjesë vetëm një kompani, Geci shpk me ofertë 7 milionë e 340 mijë euro”, raportonte atëherë boldnews.
Shqiptarët me makina paguajnë afro 160 milionë euro në vit taksë rrugore për të mbetur rrugëve sapo flokët e para të borës zënë në tokë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/